Kina dhe Greqia nisin planin e zhvillimit të qëndrueshëm për të rinjtë
2022-09-25 11:43:06

“Ëndrrat e të rinjve dhe rritja së bashku” ishte tema e dialogun, online dhe me prani fizike, që Kina dhe Greqia zhvilluan për të përkujtuar 50 vjet të marrëdhënieve dypalëshe.

Pjesëmarrësit nga agjencitë dhe ndërmarrjet qeveritare kineze dhe greke zhvilluan diskutime mbi tema të tilla si miqësia tradicionale, historia dhe kultura.

Gjatë aktivitetit u publikua Nisma për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Rinisë Kinë-Greqi, që propozon që të rinjtë nga të dy vendet të punojnë krah për krah për të çuar përpara Axhendën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030 dhe për të kontribuar në ndërtimin e një planeti më të mirë, bëri të ditur “CGNT”. (Irma)