Aktivitet i shkëmbimit kulturor të të rinjve të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore
2022-09-25 16:55:33

Më 22 shtator, në Universitetin Tsinghua të Pekinit u mbajt aktiviteti i shkëmbimit kulturor të të rinjve Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore, organizuar bashkërisht nga universiteti Tsinghua dhe Eotvos Lorand i Hungarisë. Mësuesit dhe studentët nga shtatë kolegje dhe universitete të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen në internet për të promovuar mirëkuptimin e ndërsjellë përmes shkëmbimeve kulturore dhe artistike dhe për të dhënë kontribute në arsimin e lartë për pasurimin e konotacionit të marrëdhënieve mes Kinës e vendet Qendrore e Lindore të kontinentit të vjetër. Yang Bin, nënkryetar i universitetit Tsinghua dhe Imre Hamar, nënkryetar i universitetit Roland, morën pjesë në këtë eveniment dhe mbajtën fjalimet e rastit.


Në këtë aktivitet, përfaqësuesit e rinj nga universiteti Tsinghua, Lorenz i Hungarisë, Universiteti i Sofjes, "St.Kliment Ohridski" të Bullgarisë, Wrocław i Polonisë, Universiteti i Bukureshtit në Rumani etj., ndanë përvojën dhe vizionin e tyre për shkëmbimin ndërkombëtar përmes dialogut dhe sollën shfaqje të shkëlqyera arti.