Xi Jinping-u uron për 70-vjetorin e themelimit të Agjencisë Kineze të Lajmeve
2022-09-23 16:11:02

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping dërgoi të premten një letër urimi për 70-vjetorin e krijimit të Agjencisë Kineze të Lajmeve.

Kreu i shtetit kinez u shpreh në këtë letër se gjatë 70 vjetëve pas themelimit, Agjencia Kineze e Lajmeve i përmbahet kursit patriotik të njoftimeve dhe u shërben siç duhet bashkëatdhetarëve kinezë jashtë vendit, duke luajtur një rol aktiv për përhapjen e historive të Kinës.

Xi Jinping-u shprehu shpresën se Agjencia Kineze e Lajmeve do ta shfrytëzojë 70-vjetorin e krijimit të saj si një pikënisje të re, do të shpejtojë zhvillimin shumëmedial dhe do të përmirësojë transmetimet ndërkombëtare, për të shfaqur një figurë të besueshme, të dashur e të respektueshme të Kinës, duke dhënë kontribut më të madh për bashkimin e bashkatdhetarëve kinezë brenda e jashtë vendit, për promovimin e shkëmbimeve të qytetërimit kinez me qytetërimet e huaja dhe për lidhjet ndërmjet popujve të vendeve të ndryshme.

Agjencia Kineze e Lajmeve u themelua më 1 tetor të vitit 1952 nga personalitete të qarqeve të shtypit e të kinezëve jashtë vendit. Tani kjo agjenci ka 52 degë jashtë vendit dhe ka krijuar sistemin e njoftimeve 24-orëshe, duke formuar një rrjet përdoruesish që përfshin shumicën e medieve në gjuhën kineze jashtë vendit. (Fani/Artan)