Wan Gang do të marrë pjesë në funeralin e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe
2022-09-23 18:53:44

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të premten, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh në një konferencë për shtypin se nënkryetari i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Wan Gang do të marrë pjesë në funeralin e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe në emër të qeverisë kineze.

Duke folur për marrëdhëniet kino-japoneze, Wang Wenbin tha:

"Kina dhe Japonia janë vende fqinje të rëndësishme të rajonit. Mbrojtja dhe zhvillimi i bashkëpunimit miqësor ndërmjet Kinës e Japonisë përputhet me interesat themelorë të të dy vendeve e popujve. Si vend i përgjegjshëm, Kina ka dhënë ndihmesë për mbrojtjen e paqes, qëndrueshmërisë e lulëzimit rajonal e botëror. Shpresoj se pala japoneze do të respektojë parimet e përcaktuara në katër dokumentet politike kino-japoneze dhe do të punojë së bashku me Kinën për të krijuar marrëdhënie dypalëshe që përputhen me kërkesat e epokës së re." (Fani/Artan)