Interesi për investime në Shqipëri dhe Kina
2022-09-23 09:37:10

Investimet e huaja në Shqipëri kanë një luhatje nga viti në vit që lidhen me një numër të pakët të investorëve potencialë. Edhe investitorët kinezë kanë interesa gjeostrategjike, por edhe ekonomike, për të investuar në Shqipëri dhe jo vetëm. Një vështrim aktual mbi ekonominë në Kinë dhe investimet në Shqipëri dhe Ballkan në fokusin e ekspertit të ekonomisë Bardhi Sejdarasi.

Amvasadori kinez gjatë vizitës në kompaninë Bankers (Foto CMG)

Amvasadori kinez gjatë vizitës në kompaninë Bankers (Foto CMG)

CMG: Si paraqiten aktualisht investimet e huaja në Shqipëri?

Bardhi Sejdarasi: Është një temë për të cilën mund të flasim gjatë sepse ato fillojnë herët, por do të ndalem tek dukuritë e sotme që shoqërojnë ekonominë botërore përfshirë atë të Kinës. Mbi këta tregues që ka sot ekonomia e Kinës varen pastaj edhe investimet që bëhen jo vetëm në Shqipëri, por kudo. Ndodhemi në kushtet e një krize që ka prekur ekonominë mbarëbotërore dhe ekonomia e Kinës ishte solide, por ky ngdalësim global ka goditur dhe ekonominë e saj, veçanërisht në eksporte. Për herë të parë eksportet e Kinës janë kontraktuar, por lufta ishte ajo që i ngadalësoi, po ashtu edhe importet.

Ka shumë analiza që bëhen për këtë çeshtje. Bloomberg thotë se është ngadalësimi më i mprehtë që është shfaqur në ekonominë e Kinës. Por dhe pse ndodhet në kushte të vështira ekonomia kineze vazhdon të gjenerojë rritje dhe në eksporte. Këto eksporte të Kinës janë edhe drejt Rusisë kështu që janë rritur ndjeshëm duke treguar se ka një intesitet të marrëdhënieve tregtare mdiis dy vendeve, sikundër ka dhe me vendet e BE-së. Vetë ekonomitë pasi janë ndërtuar bëjnë që të gjenerohen të tillë tregues. Këto eksporte kanë rritje dhe ngadalësim dhe kjo sjell nevojën që kanë shtetet për të investuar.

Po t’i referohemi historisë, forma e investimeve Kineze në Shqipëri është hua dhënia, e cila ka vazhduar prej vitesh. Sot ka investime të rëndësishme si rasti i Banker Petrolium, ku kohët e fundit ka kryer një vizitë a ambasadori i Kinës. Kjo është kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend dhe Patos Marinza është pellgu më i madh naftëmbajtës në botë. Që nga viti 2016 ky investim ka pasur disa aksionerë, ndërkohë që  kompania kineze e ka blerë dhe sot funksionon normalisht në kushtet e nevojës së madhe për hidrokarbure. Duke pasur vendburimin më të madh të naftës në tokë dhe duke mos pasur më tre rafineri si më parë, kompania detyrohet të nxjerrë dhe eksportojë naftën shqiptare për të përpunuar në vende si në Kinë, Spanjë e kështu me rradhë.

Në përgjithësi planet kineze janë shfaqur dukshëm, po të kemi parasysh nismën 17+1 të cilat kanë interes të bashkëpunojnë me Kinën. Ka dhe disa kompani  për të cilat kam dijeni dhe jam duke ndjekur disa që kanë investuar në vend dhe i ofrojnë Shqipërisë disa mundësi. Një ndër këto është inovacioni, duke ofruar një sistem të plotë të makinave elektrike, për të minimizuar ndotjen po ashtu dhe sektorë që lidhen me fotovoltaikët.

Ka shumë komani kineze në vendi tone, madje edhe për turizmin, të cilat synojnë ofrimin e drejtpërdrejtë në territorin shqiptar. Ka një studim që është bërë përsa i përket investimeve kineze në vendin tonë dhe janë rreth 8 të tilla, të cilat kanë një numër të lartë të të punësuarve. Ka dhe investime dhe projekte të cilët synojnë të kemi mundësi të karikojmë makinat në rrugë me elektricitet, duke patur një numër të barabartë me karburantet. Projekte të tilla me një vlerë të tillë e afrojnë Kinën me strategjitë që ndiqen në vendin tonë.

Ambasadori Zhou Ding në vizitën e tij në Kompaninë  Bankers (Foto CMG)

Ambasadori Zhou Ding në vizitën e tij në Kompaninë  Bankers (Foto CMG)

CMG: Sa i përket vendeve të Bashkimit Europian, si shihen investimet kineze?

Bardhi Sejdarasi: Është e diversifikuar sepse varet nga qëndrimet që mbajnë shtetet ndaj njëri-tjetrit. Agresioni rus ka krijuar një prishje të tendencës për të investuar në ekonomi me shikimin e planit politik, sepse politika ndikon tek shtetet. Në fushën ekonomike ka investime ne Malin e Zi dhe Greqi, që lidhen me energjinë e rinovueshme. Sa i përket nismës kineze 17+1, shumica e vendeve vazhdojnë t’i qëndrojnë kësaj iniciative. Investimet më të rëndësishme janë në fushën e prodhimit dhe të aksesorëve të makinave nga Azia, që janë pjesë e këtyrë investimeve. Këto kërkojnë një shtrirje më të gjërë që të sigurojnë edhe produkte të shumta. Tendenca e investimeve është për një treg që mos të kufizohet në kufijtë ligjorë të një shteti.

Bardhi Sejdarasi në intervistë për CMG

Bardhi Sejdarasi në intervistë për CMG

CMG: Cila është perspektiva e investimeve kineze në Shqipëri gjatë këtij viti dhe në vazhdim?

Bardhi Sejdarasi: Kompania Euroasia Group, e cila tenton të investojë, ndërsa të tjerat janë ato që tentojnë me nxjerrjen e mineraleve  për të cilat Kina ka shumë nevojë, ndaj kemi mjaft kompani të kromit, bakrit që kanë potencialin e eksporteve cilësore dhe masive. Shqipëria ka afruar një mundësi permes disa ligjeve të investimeve strategjike të cilat i krijojnë mundësi kompanive që të përfitojnë nga sistemi fiskal shqiptar. Synimi është të ketë bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni, sepse kjo është shumë e rëndësishme.