Kryediplomati kinez diskuton me homologun ukrainas
2022-09-23 21:54:22

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u shpreh të enjten se, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina ka promovuar gjithmonë bisedimet paqësore dhe kurrë nuk ka nxitur konfliktin, pa folur pastaj për nxjerrjen e përfitimeve prej tij.

Wang Yi i tha këto gjatë takimit me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba në Nju-Jork, ku të dy kryediplomatët ndodhen për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

"Kina ka qenë gjithmonë në anën e paqes dhe do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv," shtoi Wang Yi.

Ai vuri në dukje se presidenti kinez ka theksuar që duhet të respektohen sovraniteti dhe tërësia territoriale e të gjitha vendeve, të zbatohen parimet e Kartës së OKB-së, të trajtohen siç duhet shqetësimet e arsyeshme të palëve të ndryshme për sigurinë dhe të përkrahen të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizave në mënyrë paqësore. Këto "katër pika" janë deklarimi më autoritetin më të madh nga ana e palës kineze për problemin e Ukrainës, si dhe kursi themelor i Kinës për trajtimin e këtij problem, vuri në dukje Wang.

Nga ana e tij, Kuleba tha se Ukraina i kushton rëndësi të madhe statusit ndërkombëtar dhe ndikimit të rëndësishëm të Kinës dhe pret që pala kineze të luajë rol në zgjidhjen e krizës së tanishme.

Ukraina i përmbahet gjithmonë parimit të "Një Kine", përkrah Kinën në mbrojtjen e sovranitetit e të tërësisë së saj territoriale dhe mirëpret forcimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me Kinën në fusha të ndryshme, shtoi Kuleba. (Fani/Artan)