Wang Yi takohet me Jens Stoltenberg-un
2022-09-23 21:51:36

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të premten në Nju-Jork me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Wang Yi u shpreh se, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina mban qëndrim të hapur për zhvillimin e dialogut e të shkëmbimeve me NATO-n dhe dëshiron të promovojë së bashku zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Jens Stoltenberg-u u shpreh nga ana e tij se Kina është një fuqi e rëndësishme globale. NATO-ja nuk e konsideron Kinën si kundërshtare dhe i kushton rëndësi ruajtjes e forcimit të kontakteve me palën kineze. NATO-ja shpreson të diskutojë me Kinën për bashkëpunimin në fushën e kontrollit të armëve, të ndryshimit të klimës etj., për të përballuar më mirë sfidat globale. Vendet anëtare të NATO-s i përmbahen politikës së "një Kine" dhe nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tyre mbi problemin e Tajvanit. NATO-ja pret që Kina të luajë një rol të rëndësishëm në përfundimin e luftës në Europë, tha ai.

Wang Yi sqaroi qëndrimin e përhershëm të Kinës lidhur me problemin e Ukrainës dhe rolin konstruktiv që ka luajtur në këtë drejtim. Ai u shpreh se duhet të diskutohet për krijimin e një kornize të barabartë, të efektshme dhe të vazhdueshme të sigurisë europiane, për të garantuar sigurinë afatgjatë të Europës. (Fani/Artan)