Xi Jinping-u uron për Festën e të Korrave të Fermerëve Kinezë
2022-09-22 16:52:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me rastin e Festës së 5-të të të Korrave të Fermerëve Kinezë, presidenti kinez Xi Jinping u shprehu fermerëve të mbarë vendit dhe punonjësve të sektorit bujqësor urime me rastin e festës.

Xi Jinping-u vuri në dukje se sivjet Kina ka kapërcyer ndikimin negativ të sjellë nga përmbytjet në vjeshtën e vitit të kaluar, vonimi i mbjelljes së grurit dimëror në shumë zona, pandemia e COVID-19, thatësira e rëndë në disa krahina jugore etj., duke arritur shtimin e prodhimit të drithërave verore e të orizit të hershëm. Ai shtoi se pritet që prodhimi i drithërave të jetë përsëri i mbarë.

Kreu i shtetit kinez theksoi gjithashtu se organet e pushtetit në të gjitha nivelet duhet të zbatojnë politikat e punës lidhur me bujqësinë, zonat rurale e fermerët të hartuara nga Komiteti Qendror i Partisë, të forcojnë garantimin e sigurisë ushqimore, të stabilizojnë bujqësinë, të konsolidojnë rezultatet e shkëputjes nga varfëria dhe të promovojnë rigjallërimin rural, për të bërë të mundur që fshatrat të jenë më të pasur e më të bukur dhe jeta e fermerëve më e lumtur. (Fani/Artan)