8-mujori i parë, investimet jofinanciare kineze jashtë vendit u shtuan 7.2 %
2022-09-22 17:45:25

Ministria e Tregtisë e Kinës publikoi të enjten të dhënat e bashkëpunimit e të investimeve kineze jashtë vendit nga janari deri në gusht të këtij viti.

Sipas këtyre të dhënave, në 8-mujorin e parë të këtij viti, investimet jofinanciare kineze jashtë vendit arritën në 492 miliardë e 760 milionë juanë (rreth 69.6 miliardë dollarë), duke u shtuar 7.2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndër to, investimet në sektorët e qiradhënies e të shërbimeve të biznesit arritën në 25 miliardë e 130 milionë dollarë, me një rritje 25.1 %, ndërsa në sektorët e shitjes me shumicë dhe të shitjes me pakicë 12 miliardë e 910 milionë dollarë, duke u shtuar 13 %. Edhe investimet kineze jashtë vendit në sektorët e prodhimit, të ndërtimit, të studimit shkencor, të shërbimeve teknologjike etj. janë shtuar gjithashtu. Investimet jofinanciare të Kinës në vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" arritën në 13 miliardë e 950 milionë dollarë, 8.2 % më shumë se në tetë muajt e parë të vjetshëm.

Nga janari deri në gusht të këtij viti, vlera e projekteve të kontraktuara të huaja arriti në 611 miliardë e 370 milionë juanë, duke u rritur 2.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa vlera e kontratave të reja arriti në 846 miliardë e 170 milionë juanë. (Fani/Artan)