Eksperti: Kudo në vendet e BE-së ka rritje të çmimeve të energjisë
2022-09-22 09:16:43

Ekspertët e energjisë analizojnë situatën e krijuar për sigurimin e furnizimit dhe mbajtjen nën kontroll të çmimeve. Lorenc Gordani, ekspert i tregut të energjisë thotë në një intervistë për mediat se është i pashmnagshëm reflektimi i rritjes që vjen nga çmimet në tregjet ndërkombëtare.

Fatura e energjisë elektrike(Foto Balkanweb.com)

Fatura e energjisë elektrike(Foto Balkanweb.com)

“Shqipëria në fakt për t'ju përgjigjur çmimeve të jashtëzakonshme në tregjet ndërkombëtare, sepse një pjesë e energjisë së rëndësishme  në treg dhe ky çmim është rritur dhjetë herë duke filluar nga tetori i vitit të kaluar, ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike. Pra, ka patur në vazhdimësi një përpjekje për të mos ndryshuar çmimin, për të mbajtur të njëjtat çmime dhe si rrjedhim energjia është blerë, duke vënë së pari garanci sovrane dhe pastaj duke rritur kapitalin e vetë kompanisë nëpërmjet një kredie që sapo është nënshkruar rreth një muaj më pare nga Ministria e Financave. Mbetet fakti që çmimi i energjisë tanimë vazhdon të shënojë rritje të vazhdueshme po aq edhe fakti që kjo krizë që është një krizë botërore, madje është kualifikuar dhe si lufta e parë botërore përsa i përket energjisë, nuk do të ketë një rrjedhim të shkurtër, pra duhet që të fillojë të ketë një ndryshim.”- shprehet eksperti Gordani.

Eksperti Lorenc Gordani (Foto Klan Tv)

Eksperti Lorenc Gordani (Foto Klan Tv)

Një hap të tillë e kanë ndërmarrë edhe vendet e BE-së.

“Një ndryshim është i domosdoshëm përtej masave që janë ndërmarrë. Së fundmi po shikojmë se kudo, ose është mirë për konsumatorin që të mësohet edhe me faktin që çmimet e energjisë nuk janë fikse, ato i përgjigjen kostove me të cilën prokurohet energjia dhe furnizohet. Kudo në vendet e BE-së  ka patur rritje në vazhdimësi të çmimeve të energjisë për të gjitha kategoritë e konsumatorëve dhe ne nuk mund të nisemi me referencën sesa ka qenë çmimi, sepse ai nuk reflekton kostot me të cilat është prokuruar energjia.  Për të mbajtur një sasi të tillë, ne kemi pasur në vazhdimësi ndihmë shtetërore dhe kudo në këtë moment është duke u shpallur alarmi i kompanive tanimë dhe private, që kërkojnë mbështetjen për ndihmë shtetërore. Si dikur është bërë për sektorë të ndryshëm, tani emergjenca kryesore është fokusuar tek sektori i energjisë.”- thotë Gordani.

Paralelisht, sipas ekspertëve duhet që të merren masat edhe për kursimin.

“ Në këtë kuadër ka një seri aspektesh që lidhet me masat e eficencës. Janë bërë të ditura masat e BE-së, që do të jenë masa të detyrueshme dhe vijnë si rrjedhim i një periudhe që është kërkuar që vetë vendet të marrin masa vullnetare. 15% të uljes së konsumit të tyre të energjisë, të jenë të përgatitura për çdo skenar të mundshëm dhe po t'ju referohemi fjalëve kyçe të përdorura nga zyrtarët më të lartë të BE-së         dhe të gjithë zyrtarëve të tjerë të sektorit të energjisë, pritet të jetë një dimër i errët dhe i ftohtë. Ne nuk e dimë të ardhmen sepse e ardhmja është e panjohur dhe ekuacioni ka shumë të panjohura, si dhe çdo vend ka dhe specifikat e veta. Në rastin shqiptar  shtohet një komponent tjetër, që janë reshjet atmosferike të parashikueshme deri maksimalisht në 15 ditë, ndërkohë që situata mund të ndryshojë dhe brenda një jave.”- shprehet eksperti.

Fasha deri në 800 kwh që nuk pëson ndryshim, sipas Gordanit mbron popullsinë.

“Po padiskutim. Është marrë një fashë reference, e cila natyrisht mund të jetë e diskutueshme, por mbetet fakti që është kërkuar që të vendoset një çmim në mënyrë që të përmbushen të gjitha nevojat primare të konsumatorëve, që kanë të bëjnë me aspekte të cilat nuk mund të zëvendësohen të paktën në kohë të shkurtër dhe të evitohen. Ky aspekt ka të bëjë me ngrohjen, me teprimin, duke i vënë një çmim që reflekton koston e çmimit të tregut, në mënyrë që kategoria e konsumatorit normal, pjesa më e madhe mbi 90% e konsumatorëve, të mos afektohet. Pra, nuk do të kemi ndryshim për konsumatorin familjar dhe për biznesin, kudo që është në tension të ulët. Ndërsa bizneset më të mëdha sigurisht do të duhet që siç shikojnë planet e tyre të biznesit, t'i rishikojnë në vazhdimësi përsa i përket rritjes së lëndëve të para etj. duhet që të ndryshojnë dhe kanë mundësinë të ndryshojnë.”-thotë eksperti.

Fushatat për të futur kulturën e kursimit të energjisë duhej të kishin nisur edhe më herët mendojnë ekspertët e tregut të energjisë.

“Ka të bëjë me futjen e sektorit në optikën e tregut, që është aspekti kryesor. Pra, duhet që këto hapa të ishin marrë në mënyrë graduale, duhej të ishin filluar shumë kohë më herët. Kjo ka të bëjë pak me gjithë mendësinë që ne trashëgojmë,  me të gjithë faktorët. Ne kërkojmë të kemi pjesën ë benefiteve, por nuk jemi shumë të gatshëm, na mungon guximi dhe gjithmonë i vonojmë dhe konkretisht situata tregon që do të kishte qenë shumë më mirë, që të kishim mundësi alternative, do të kishim pasur përgatitje më shumë të konsumatorëve dhe në situata konkrete kur duhen. Përsa i përket aspektit tjetër që në fakt po fillohet tani, ka të bëjë me futjen në optikën energjitike. Energjia nuk mund të vijë duke ndërprerë energjinë dhe s'ka për të ardhur në këtë mënyrë, por do të vijë siç edhe u përmend nga ministrja deri diku me fillimin e implementimin në praktikë të përdorimit, të icentivimit për prodhimin e ujit të ngrohtë, nëpërmjet paneleve diellore. “-shprehet Gordani.

Sipas ekspertit është një situatë e vështirë që do të ketë impakt, por duhet që të shkohet drejt kurismit.

“Duhet që të ketë sa më shumë masa dhe drejt asaj po shkohet që të mbështetet më shumë konsumatori, sepse nuk mund të vazhdohet më me idenë që duhet të blejmë energji me çfarëdolloj çmimi dhe ta blejmë me patjetër. Pra, duhet të shkojmë tek konsumatori që ta nxisim që të bëhet më eficent, sepse kursimi vjen vetëm nëpërmjet implementimit të masave” tha eksperti Gordani për mediet shqiptare.