INSTAT: Inflacioni në muajin gusht, 7.7%
2022-09-22 11:33:24

Instituti i Statistikave te Shqiperise (Foto Lapsi.al)

Instituti i Statistikave te Shqiperise (Foto Lapsi.al)

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin gusht 2022 është 7.7%.  

Në raportin e publikuar nga Instituti i Statistikave thuhet se rritja më e madhe e çmimeve prej 14.4% vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 13.3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5.5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4.9%.  

Në muajin gusht, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0.7%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 4.4%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.6%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje”, me 0.4% secili.  

Ndërsa, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0.2%.  

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të përdorura nga njësitë ekonomike familjare për konsum vetjak. Indeksi llogaritet duke përdorur strukturën e konsumit final të njësive ekonomike familjare. Indeksi përdoret si matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri. (Elona)