Interes për skemën e mbështetjes për grurin, Selmanaj: 6 mijë aplikime deri tani
2022-09-22 09:20:07

Skema per grurin (Foto RTSH)

Skema per grurin (Foto RTSH)

Fermerët shqiptarë kanë shfaqur interes për skemën e mbështetjes për mbjelljen e grurit. Deri tani kanë aplikuar për të qenë përfitues 6 mijë fermerë, bën të ditur “RTSH”.

Skema aplikohet për herë të parë dhe në dispozicion të fermerëve janë 500 milionë lekë të ndara në 30 mijë lekë për hektarë.

Sipas drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Eranda Selmanaj, numri i aplikimeve e ka tejkaluar fondin e përcaktuar duke pasur parasysh që aplikimet mbyllen më 23 shtator. Fermerët mund të aplikojnë vetëm ose të bashkuar. Selmanaj paralajmëroi që fermerët të jenë të kujdesshëm, pasi do të verifikohet sipërfaqja në terren dhe nëse rezulton që kanë gënjyer do të përballen me penalitete.

Shuma prej 30 mijë lekë për hektarë, sipas Selmanajt mbështet një pjesë të kostove dhe për këtë arsye është ngritur një grup pune, i cili do të përcaktojë se sa do të jetë vlera e mbështetjes për vitin e ardhshëm. (Elona)