Të gjithë gjeneratorët në bregun e majtë të hidrocentralit "Baihetan" vihen në përdorim
2022-09-22 21:20:49

Të enjten, gjeneratori nr.8 i hidrocentralit "Baihetan" u vë në përdorim. Kjo tregon se të gjithë gjeneratorët në bregun e majtë të hidrocentralit kanë filluar prodhimin e energjisë elektrike.

Hidrocentrali "Baihetan" gjendet në rrjedhën e poshtme të lumit Jinsha, në kufirin ndërmjet provincave Sichuan dhe Yunnan, dhe është hidrocentrali me përmasat më të mëdha të ndërtimit dhe me teknologjinë më të ndërlikuar në botë.

Në hidrocentralin "Baihetan" janë të instaluar gjithsej 16 gjeneratorë me hidroturbina dhe me kapacitet prej 1 milion kilovatësh për njësi. Ndër ta, gjeneratorët nga nr.1 deri në nr.8 gjenden në bregun e majtë të hidrocentralit dhe ata nga nr.9 në nr.16 në bregun e djathtë.

Deri tani, gjeneratorët e vënë në përdorim në "Baihetan" funksionojnë në mënyrë të sigurt e të qëndrueshme. Vëllimi i prodhimit të energjisë elektrike nga ky hidrocentral i ka kaluar 41 miliardë kilovatët.

Pas përurimit dhe vënies në përdorim të plotë, "Baihetan" do të jetë hidrocentrali i dytë më i madh në botë pas hidrocentralit "Sanxia". Vëllimi mesatar vjetor i prodhimit të energjisë elektrike prej tij do të arrijë në 62 miliardë e 443 milionë kilovatë, duke kursyer rreth 19.68 milionë tonë qymyrgur dhe duke pakësuar me 51.6 milionë tonë lëshimin e dioksidit karbonik. (Fani/Artan)