INSTAT: papunësia bie në nivelet më të ulta
2022-09-21 09:40:50

Papunësia në  Shqipëri ka rënë në nivelet më të ulta të tre dekadave të fundit. Sipas INSTAT-it,  në tremujorin e dytë të vitit 2022, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë mbi 15 vjeç, është 11,1 për qind. Sipas shifrave të publikuara, niveli i papunësisë u ul me 1,1 për qind, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, si dhe është ulur me 1,0 për qind, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, raportoi INSTAT.

Punësimi në Shqipëri (Foto RTSH.al)

Punësimi në Shqipëri (Foto RTSH.al)

“Në tremujorin e dytë 2022, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 64,4 për qind. Gjatë këtij tremujori, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 4,3 për qind, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, dhe me 1,4 për qind, krahasuar me tremujorin e parë 2022. Në tremujorin e dytë 2022, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë mbi 15 vjeç është 11,1 për qind. Niveli i papunësisë u ul me 1,1 për qind, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, dhe është ulur me 1,0 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Në tremujorin e dytë 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 72,8 për qind. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 3,8 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 0,8 pikë përqindje.”- thuhet në publikimin e INSTAT-it.

Niveli i papunesisë (iFoto INSTAT)

Niveli i papunesisë (iFoto INSTAT)

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,7 për qind dhe për gratë 11,4 për qind. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e papunësisë është ulur me 1,1 pikë përqindje për burrat dhe është rritur me 0,1 pikë përqindje për gratë.

“Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 66,1 për qind, ndërsa për burrat ky tregues është 79,8 për qind. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 13,7 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 5,2 pikë përqindje, ndërsa për burrat është rritur 2,5 pikë përqindje. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 55,3 për qind. Ky tregues është rritur me 3,4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, dhe me 0,1 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e parë 2022. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e dytë 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 81,2 për qind”- thuhet ne raport.

Ecuria e papunësisë (Foto Monitor.al)

Ecuria e papunësisë (Foto Monitor.al)

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 64,4 për qind. Ritmi vjetor i ndryshimit të punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i dytë i vitit 2021 në tremujorin e dytë 2022, është +4.1 për qind. Në terma vjetorë, punësimi rritet me 7,1 % në sektorin e industrisë, me 2,0 për qind në sektorin e shërbimeve, dhe me 4,9 për qind në sektorin e bujqësisë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë 2022, punësimi për popullsinë mbi 15 vjeç u rrit me 1,7 për qind. Punësimi u rrit me 1,6 për qind në sektorin e industrisë, me 2,3 për qind në sektorin e bujqësisë, dhe me 1,4 për qind në sektorin e shërbimeve.

“Shkalla e punësimit për burrat e grupmoshës 15-64 vjeç është 70,9 për qind, ndërsa për gratë është 58,2 për qind. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 3,1 pikë përqindje, ndërsa për gratë është rritur me 4,5 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve është 44,1 për qind. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e dytë 2022, shkalla e punësimit është 74.1 për qind.”- sqarohet ne publikim.

Në tremujorin e dytë 2022, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,1 për qind. Shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,5 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2021, dhe u ul me 0,2 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022. Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,7 për qind dhe për gratë 11,4 për qind. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e papunësisë është ulur me 1,1 pikë përqindje për burrat dhe është rritur me 0,1 pikë përqindje për gratë. Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 20,2 për qind. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, shkalla e papunësisë për të rinjtë, në tremujorin e dytë 2022, është rritur me 0,3 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e parë 2022, ky tregues është ulur me 0,5 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 8,7 për qind. Në terma vjetorë ky tregues është ulur me 0,8 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me tremujorin e mëparshëm është ulur me 0,1 pikë përqindje.

INSTAT (Foto INSTAT)

INSTAT (Foto INSTAT)

Ndërkohë paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2022, është 60.666 lekë, duke u rritur me 7,0 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Gjatë tremujorit të dytë 2022, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 2,16 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin bujqësi, pyje dhe peshkim është 34,0 për qind më e ulët.Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të dytë 2022 paga mesatare bruto për aktivitetin e Ndërtimit, ka rritjen më të madhe prej 13,4 për qind, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti i Administratës publike dhe mbrojtjës; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale prej 0,1 për qind. Gjatë tremujorit të dytë 2022, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e Manaxherëve, Ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 68,4 për qind më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve është 36,3 për qind më e ulët.