Xi Jinping-u, letër urimi për veprimtarinë përkujtimore mbi Ditën Ndërkombëtare të Paqes
2022-09-21 18:11:32

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në kryeqytetin e Kinës Pekin u zhvillua të mërkurën një veprimtari përkujtimore lidhur me Ditën Ndërkombëtare të Paqes për vitin 2022. Presidenti kinez Xi Jinping dërgoi një letër urimi për këtë veprimtari.

Kreu i shtetit i Kinës u shpreh në letër se tani gjendja ndërkombëtare e sigurisë është e ndërlikuar dhe bota po hyn në një periudhë të re të trazuar. "Në këtë moment të rëndësishëm të historisë, unë paraqita Nismën e Sigurisë Globale, duke u propozuar vendeve të ndryshme t'i përmbahen pikëpamjes të sigurisë së përbashkët, të përgjithshme, të vazhdueshme dhe në bashkëpunim; të respektojnë qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së; t'u kushtojnë rëndësi shqetësimeve të vendeve të tjera lidhur me sigurinë; t'i zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet dialogut; të mbajnë së bashku përgjegjësinë e mbrojtjes së paqes dhe të ndjekin së bashku rrugën e zhvillimit paqësor, për të krijuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit," tha presidenti kinez.

Xi Jinping-u shtoi më tej se tema kryesore e këtij viti e veprimtarisë përkujtimore, që është "Zbatimi i Nismës së Sigurisë Globale, mbrojtja e paqes dhe stabilitetit botëror", përputhet me frymën e Kartës së OKB-së për mbrojtjen e paqes e të sigurisë ndërkombëtare. Ai shprehu shpresën se veprimtaria përkujtimore do të japë një kontribut aktiv për mbrojtjen e paqes e të qëndrueshmërisë botërore. (Fani/Artan)