Java e kultures kineze në Tirane (Foto Facebook ambasadori kinez ne Shqiperi)
Java e Kulturës Kineze nis të hënën e 26 shtatorit me aktivitetin “Duke përjetuar Taiji Kineze”. Mjeshtra kinezë do të paraqesin magjinë e arteve marciale të Kinës në sheshin “Italia” në orën 16:30. Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding, në një postim në “Facebook”, përcolli ftesën ndaj kujtdo që dëshiron të marrë pjesë në festimet dhe në aktivitetet e shumta që do të mbahen gjatë gjithë javës së ardhshme.
“Jeni të mirëpritur përzemërsisht të merrni pjesë në festime. Eventi ynë i parë “Duke përjetuar Taiji Kineze” do t'ju prezantohet të hënën e ardhshme. Shihemi atje”,- shkruan ambasadori.
Java e kultures kineze në Tirane (Foto Facebook ambasadori kinez ne Shqiperi)
Javët Kulturore Ndërkombëtare 2022 është një nismë e Ministrisë së Kulturës, që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 18 vendeve të botës.
E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, kushtuar bashkëpunimit kulturor, ky program dinamik e gjithëpërfshirës, krijon një atmosferë të jashtëzakonshme e shpërndan mesazhe pranimi. (Elona)
Java e kultures kineze në Tirane (Foto Facebook ambasadori kinez ne Shqiperi)