Ekspozita Kinë-ASEAN mbyllet me sukses
2022-09-21 18:18:32

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të hënën u mbyll në Guangxi të Kinës Ekspozita e 19-të Kinë-ASEAN. Gjatë katër ditëve, 1 653 kompani  nga 40 vende morën pjesë në ekspozitë me prani fizike, kurse më se 2000 të tjera nëpërmjet internetit. Në edicionin e sivjetshëm u nënshkruan 267 marrëveshje bashkëpunimi, me një vëllim të përgjithshëm investimesh prej 413 miliardë juanësh (rreth 58.6 miliardë dollarë), duke shënuar rekord të ri. Këto rezultate tregojnë suksesin e ekspozitës.

Tani rritja e ekonomisë botërore është e dobët dhe perspektiva është e errët. Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera i kanë ulur parashikimet për rritjen ekonomike globale sivjet dhe vitin e ardhshëm. Në këtë sfond, zhvillimi me sukses i Ekspozitës Kinë-ASEAN ka rëndësi të madhe. Në këtë ekspozitë, pajisjet e zgjuara, pajisjet elektroshtëpiake të gjelbra, produktet e ndriçimit të teknologjisë së lartë etj. u mirëpritën shumë nga blerësit e vendeve të ASEAN-it. Njëkohësisht, blerësit kinezë kanë blerë shumë ushqime, pije, fruta, sende shtëpiake etj. të vendeve të ASEAN-it. Një Ekspozitë e hapur Kinë-ASEAN ka krijuar mundësi për promovimin e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë dhe zhvillimin e ekonomisë së hapur rajonale.

Ky vit shënon fillimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-ASEAN dhe vënien në zbatim të marrëveshjes së RCEP-it, ndërkohë që do të nisë edhe faza e tretë e ndërtimit të Rajonit të Tregtisë së Lirë Kinë-ASEAN. Këto tregojnë se bashkëpunimi dypalësh do të ngrihet në një nivel të ri.

Zbatimi i RCEP-it ka thelluar bashkëpunimin ndërmjet Kinës e ASEAN-it. Masat përkatëse, si pakësimi ose heqja e taksave doganore, përmirësismi i efikasitetit të zhdoganimit etj., i kanë bërë më të ngushta marrëdhëniet ekonomiko-tregtare ndërmjet të dy palëve. Njëkohësisht, me pjesëmarrjen e vendeve anëtare të RCEP-it, duke përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Zelandën e Re etj., do të zgjerohet më tej edhe bashkëpunimi i Kinës me ASEAN-in. (Fani/Artan)