Foto nga Chinese Foreign Ministry
Kina është e gatshme ta shfrytëzojë zbatimin e Nismës Globale të Sigurisë si një mundësi për të punuar me vendet e Lindjes së Mesme dhe bashkësinë ndërkombëtare për të krijuar një koncept të ri sigurie në këtë rajon, tha të mërkurën ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.
Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e hapjes së Forumit të 2-të të Sigurisë në Lindjen e Mesme nëpërmjet videolidhjes, Wang Yi theksoi rëndësinë e përkushtimit ndaj vizionit të sigurisë së përbashkët, të gjithanshme, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme.
Kryediplomati kinez tha se popujt e Lindjes së Mesme janë zotër të së ardhmes dhe të fateve të rajonit, duke vënë në dukje se janë pikërisht vendet e rajonit ato që duhet të luajnë rolin drejtues në çështjet e sigurisë rajonale.
Ai theksoi gjithashtu zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zgjidhjen e çështjeve të nxehta në Lindjen e Mesme, veçanërisht çështjes palestineze, duke mbështetur përpjekjet ndërmjetësuese të OKB-së. (Fani/Artan)