Ribashkimi paqësor i atdheut do t'i sjellë Tajvanit përfitime
2022-09-21 21:05:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të mërkurën, u zhvillua në Pekin konferenca për shtypin me temën kryesore "Dekada e fundit në Kinë". Zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Komitetit Qendror të PKK-së Ma Xiaoguang u shpreh në këtë konferencë shtypi se "Ribashkimi paqësor" dhe "Një vend, dy sisteme" janë politikat themelore të Kinës për zgjidhjen e problemit të Tajvanit dhe janë mënyra më e mirë për realizimin e ribashkimit të atdheut. Ribashkimi paqësor i dy brigjeve sipas parimit "Një vend, dy sisteme" do t'i sjellë zhvillimit ekonomik e shoqëror dhe bashkëatdhetarëve tajvanezë përfitime.

Ma Xiaoguang-u theksoi se ribashkimi i Kinës nuk do të dëmtojë interesat e vendeve të tjera dhe as interesat ekonomikë të Tajvanit, por vetëm do t'u sjellë vendeve të ndryshme më shumë mundësi zhvillimi dhe do të promovojë lulëzimin e stabilitetin e Azi-Paqësorit dhe të botës, duke dhënë kontribut më të madh për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit, paqen e zhvillimin botëror dhe përparimin e njerëzimit. (Fani)