Kryediplomati kinez drejton mbledhjen ministrore të Grupit të Miqve të Nismës së Zhvillimit Global
2022-09-21 18:00:31

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, i cili ndodhet në Nju-Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, drejtoi të martën mbledhjen ministrore të Grupit të Miqve të Nismës së Zhvillimit Global, duke njoftuar veprimet e mëtejshme të këtij grupi për të mbështetur zbatimin e Agjendës për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030 të OKB-së.

Deri më tani, mbi 60 vende janë anëtarësuar në Grupin e Miqve të Nismës së Zhvillimit Global, që u shpall në janar në selinë e OKB-së në Nju-Jork. (Fani/Artan)