Tirana “Kryeqyteti i rinisë 2022” mirëpriti artistë shqiptarë dhe të huaj duke u kthyer në një arenë festimesh përgjatë gjithë sezonit veror. Drejtuesja e shoqatës “Doart” Iris Canaj rrëfen se si ka qenë ky sezon veror për kryeqytetin.
“Ky sezon veror ka qenë me plot aktivitete kulturore edukative dhe argëtuese, duke folur dhe si publik edhe të tjera si Javët kulturore ndërkombëtare, Festivali Sunny Hill apo edhe koncerti i Rita Orës dhe jemi në pritje për aktivitetet që do të kemi në vazhdim. Ne si “DoArt” kemi pasur një sezon plot me aktivitete me artistë shqiptarë dhe të huaj. Me Festivalin e Artistëve të Rrugës kemi qenë në Bahçen e Resë, por edhe në Spitalin Nënë Tereza, apo dhe tek pediatria ku kemi bërë shfaqje për fëmijët. Kemi pasur aktivitete për pesë vjetorin e “DoArt” me artistë spanjollë, ukrainas, shqiptarë etj. Perfomancat kanë qenë të shumta dhe sezoni veror u mbyll me Experience Tirana në sajë të Tirana Youth capital 2022 dhe Rifest, si Recycle, reduce etj.”, bëri të ditur Iris Canaj
Ky vit solli mjaft risi dhe aktivitete që nuk ishin mbajtur më parë në kryeqytetin shqiptar. Këto projekte ishin në bashkëpunim me artist shqiptarë dhe të huaj. Ri fest ishte një aktivitet i organizuar në bashkëpunim me Irida Moçin.
“Dy aktivitet e reja ishin Rifest dhe Experience Tirana, në bashkëpunim me artistë shqiptarë dhe të huaj. Kanë bërë një program shumë të mirë, të cilët mund të ndjekin trajnim në fusha të ndryshme. Kanë qenë ditë intensive me të rinjtë, ku më pas u finalizua me një shfaqje në Teatrin e Operas dhe Baletit”, theksoi ajo.
Irisi tregon se qytetarët u përfshinë shumë në këto aktivitete, duke mos munguar në asnjë natë në Bahçen e Resë, aty ku u mbajt pjesa më e madhe e eventeve.
“Eventet kanë pasur përkrahje nga qytetarët, madje shpesh herë na bënte përshtypje sepse ne këto i publikonim dhe mendonim se moshat e mëdha vinin enkas për eventin, por ata vetëm pasi kishim ardhur na pyesnin se çfarë do të kishim sot. Ndërsa të rinjtë ndodhte që përditësoheshin në rrjete sociale dhe vinin enkas për eventin. Dhe pse ishim në qendër të Tiranës krijuam një oaz për t’u relaksuar në formë artistike dhe jo shumë formale” shprehet ajo
Këto evente nuk do të mungojnë dhe gjatë vjeshtës por do vijojnë me plot prurje të reja në Baçen e Resë dhe jo vetëm.
“Ne do të vazhdojmë me aktivitetet, ndërsa për momentin jemi duke u marrë me Quer Fin Festival në bashkëpunim me OMSA Albania, për të ndihmuar të rinjtë në krijimin e podcasteve dhe storytelling, ku mund të marin pjesë jo vetëm të rinjtë. Do të ketë disa evente në ditët e festivalit, më pas jemi në bashkëpunim me Javën Ndërkombëtare të Austrisë. Vera mbaroi por jo eventet”, thotë Drejtuesja e shoqatës “Doart” Iris Canaj