Teknologjia që përjetëson klasikët e artit kinez
2022-09-20 14:45:12

Foto nga China Daily

Foto nga China Daily

Një program televiziv, i titulluar “Kina në poezi dhe pikturë”, që eksploron lidhjen midis letërsisë dhe artit pamor në historinë e Kinës po transmetohet në Televizionin Qendror të Kinës dhe ka arritur atë që disa mund ta kishin menduar si të pamundur: tërheqjen e miliona shikuesve të rinj. Risia e programit, që dhe ka intriguar këtë kategori shikuesish, është prej prezantimit inovativ të pikturave klasike dhe ilustrimeve të poezive.

Teknologjia që përjetëson klasikët e artit kinez

Nëse mendoni se të rinjtë kinezë nuk janë të interesuar për të kaluarën kulturore të vendit të tyre, një program televiziv sapo ka vërtetuar të kundërtën, raporton Xing Wen.

Piktura është poezi e heshtur dhe poezia është pikturë që flet. Gjatë shekujve, dy format e krijimit kulturor kanë vepruar si një tregues i qytetërimit në zhvillim të Kinës dhe kanë bartur frymën e popullit të saj. Por si mund të bëhen të gjitha këto të rëndësishme për gjeneratën e smartfonëve dhe medieve sociale?

Një program televiziv, i titulluar “Kina në poezi dhe pikturë”, që eksploron lidhjen midis letërsisë dhe artit pamor në historinë e Kinës po transmetohet në Televizionin Qendror të Kinës dhe ka arritur atë që disa mund ta kishin menduar si të pamundur: tërheqjen e miliona shikuesve të rinj. Risia e programit, që dhe ka intriguar këtë kategori shikuesish, është prej prezantimit inovativ të pikturave klasike dhe ilustrimeve të poezive.

Në çdo episod javor, interpretohen pesë piktura antike dhe disa poezi me tema të ngjashme. Me çdo pikturë, vihet në skenë një shfaqje që tregon historinë pas krijimit të saj, duke përfshirë inspektime nga afër të teknikave të penelatave të piktorit dhe një eksplorim të botës shpirtërore të tij.

Po ashtu aplikohen teknologji të tilla si imazhi i projeksionit holografik 3D, grafika kompjuterike, realiteti i shtuar dhe realiteti i zgjeruar, për t'i shtuar shkëlqim shfaqjeve, duke përfshirë këndimin, kërcimin, shfaqjet skenike, shfaqjet instrumentale dhe artet marciale.

Midis interpretuesve janë këngëtarët Liao Changyong, Ayanga dhe Tan Weiwei, kantautori Xu Song dhe aktorët Cao Lei dhe Fan Siu-wong, të cilët përdorin talentin e tyre për të paraqitur veprat klasike të arteve pamore në mënyrat e tyre të veçanta.

Pas çdo shfaqjeje, prezantuesi i programit Sa Beining, Fan Di'an, dekan i Akademisë Qendrore të Arteve të Bukura, Kang Zhen, zv.president i Universitetit Normal të Pekinit dhe Wu Weishan, drejtor i Muzeut Kombëtar të Artit të Kinës, ulen me interpretuesit në një tryezë të rrumbullakët, duke shijuar klasikët, duke ilustruar stilin e tyre artistik, vlerën estetike dhe pozicionin e tyre në historinë e arteve të bukura kineze.

Ata gjithashtu diskutojnë mbi poezitë, ato që përputhen me pikturën, për t'i ndihmuar shikuesit të kuptojnë më mirë punën dhe ndjekjet shpirtërore të letrarëve kinezë në kohët e lashta.

“Ne synojmë të gjejmë mënyra për të gjallëruar poemat dhe pikturat e lashta”,- thotë Tian Mei, regjisori kryesor i programit.

Për realizimin e programit, ekipi i prodhimit punoi ngushtë me ekspertë në Muzeun e Pallatit në Pekin, Universitetin Normal të Pekinit, Akademinë Qendrore të Arteve të Bukura, Muzeun Kombëtar të Artit të Kinës dhe institucione të tjera, duke përzgjedhur rreth 60 piktura klasike. Qëllimi ishte të paraqiste një histori të qartë, miqësore për shikuesin për secilën pjesë dhe vlerën e saj artistike dhe shpirtërore.

Tian thekson se në dizajnimin e performancës, çdo detaji i kushtohet shumë vëmendje.

Për shembull, duke i dhënë një vështrim inovativ interpretues pikturës “Udhëtarët mes maleve dhe përrenjve”, nga Fan Kuan, i Dinastisë Song Veriore (960-1127), aktori veteran Li Guangfu dhe dy kërcimtarë të rinj, Zhu Fengwei dhe Gong Zhonghui, u ftuan për të portretizuar udhëtarët në pikturë dhe u vu në skenë një ndërveprim imagjinar mes tyre.

Rindërtimi digjital 3D i pyjeve, maleve, gurëve dhe ujëvarave në pikturë u realizua duke përdorur efekte postproduksioni, për të përshkruar tre personazhet në një mjedis jashtëzakonisht të ngjashëm me atë në kryeveprën e Fan Kuan.

Sipas Tian, fjala kyçe e gjithë kësaj sipërmarrjeje është bashkëpunimi, me disa nga mendjet më të ndritura artistike në fusha të ndryshme të artit. Këtu përfshihen dramaturgët dhe regjisorët e Teatrit të Artit Popullor të Pekinit dhe stilisti i dramës Cui Xiaodong.

Për të ofruar më mirë kënaqësinë estetike të sjellë nga piktura “Lule të ndryshme”, nga Xu Wei i Dinastisë Ming (1368-1644), shfaqja ftoi pianistin Lang Lang të performonte me Orkestrën Ndërkombëtare të Filarmonisë, duke luajtur një simfoni që sintetizon baladën kineze Moli Hua (Lulja e Jaseminit).

Ndërsa fillon muzika, disa pamje shfaqen në një hapësirë virtuale duke formuar gradualisht 13 bimët që përshkruhen në pikturën e Xu Wei.

Mësuesit dhe studentët e Akademisë së Arteve dhe Dizajnit të Universitetit Tsinghua  në Pekin u ftuan të imitonin penelatat e Xu Weit  dhe paraqitjen e tij skicuese të bimëve të ndryshme me bojë të spërkatur të pikturës së tij, për të krijuar aspektet vizuale të performancës.

“Ne duam të përhapim dhe të krijojmë bukuri që u sjell jetë të re këtyre poezive dhe pikturave të lashta. Ne përdorim shprehjen moderne të kulturave tradicionale për të shpalosur një pamje të gjallë dhe spektakolare të Kinës në poezi dhe piktura”,- thotë Tian.

Kang thotë se programi do të ndihmojë audiencën të kuptojë frymën e popullit kinez duke parë thellë poezitë dhe pikturat e lashta kineze.

Në ato vepra, piktorët dhe poetët nuk ishin të fiksuar pas detajeve të asaj që perceptonin me sytë dhe veshët e tyre, por përkundrazi synonin të portretizonin çështjet që preokuponin shpirtrat e tyre, shpjegon ai.

Për t'u përgatitur për shfaqjen, ai mbajti shënime për më shumë se 200.000 karaktere kineze që lidhen me pikturat e përzgjedhura.

Lidhja e poezisë me pikturën i ka dhënë një perspektivë të re për studimet mbi letërsinë klasike kineze, thotë ai, dhe përfshirja e tij në program e ka frymëzuar atë të bëjë më shumë studime ndërdisiplinore në fusha të ngjashme.

Shumë nga pikturat e shfaqura janë në koleksionin e Muzeut të Pallatit.

Wang Xudong, drejtori i muzeut, thotë se shfaqja ofron një mundësi për ekspertët që kryejnë studime mbi reliktet kulturore në muze për të promovuar rezultatet e tyre të kërkimit në forma të ndryshme arti.