“Festivali i Verës” starton te “Pazari i Ri” në Tiranë
2022-09-20 11:13:40

Festivali i Veres ne Tirane (Foto Facebook kryeministri Edi Rama)

Festivali i Veres ne Tirane (Foto Facebook kryeministri Edi Rama)

“Festivali i Verës” te “Pazari i Ri”, në Tiranë, ishte një nga destinacionet plot atmosferë gjatë fundjavës për qytetarët e turistët në kryeqytetin shqiptar.

Festivali nisi me panairin e kantinave të verës, shoqëruar me muzikë dhe bisedë për verën, diskutime për temën e prodhimit dhe degustimit të saj.

Zona e “Pazarit të Ri”, e ristrukturuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, është shndërruar në një model për të gjithë rajonin.

Ajo është kthyer në një zonë tregtie dhe argëtimi mjaft të rëndësishme për kryeqytetin shqiptar. (Fatosi)

Festivali i Veres ne Tirane (Foto Facebook kryeministri Edi Rama)

Festivali i Veres ne Tirane (Foto Facebook kryeministri Edi Rama)