Wang Yi bën thirrje për bashkëjetesë paqësore ndërmjet Kinës e ShBA-së
2022-09-20 17:32:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi theksoi të hënën përpjekjet e përbashkëta nga Kina dhe ShBA-ja për të arritur një bashkëjetesë  paqësore ndërmjet të dy vendeve.

Në takimin që pati me përfaqësues të Komisionit Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë, të Këshillit të Biznesit  ShBA-Kinë dhe të Dhomës së Tregtisë të ShBA-së në Nju-Jork, ku ndodhet për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Wang Yi i inkurajoi këto organizata të ndihmojnë në promovimin e "bashkëjetesës paqësore" ndërmjet të dy vendeve.

Gjatë takimit, Wang Yi theksoi premtimet e bëra nga Kina për thellimin e reformës dhe zgjerimin e hapjes.

Bizneset amerikane janë të mirëpritura, tha kryediplomati kinez, duke shtuar se Kina do të vazhdojë të ofrojë një mjedis tregtar të orientuar nga tregu dhe të mbështetur  në ndërkombëtarizimin dhe ligjet.

Wang Yi ritheksoi rëndësinë e ruajtjes së bazës politike të marrëdhënieve kino-amerikane, veçanërisht të parimit të "Një Kine". "Kina kundërshton ngacmimin dhe mendësinë e Luftës së Ftohtë," vuri në dukje ai. (Fani/Artan)