Nju-Jork: Kryediplomati kinez takon homologë të vendeve të ndryshme
2022-09-20 20:53:37

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Të hënën, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi zhvilloi takime të veçanta në Nju-Jork me homologët e tij nga Nikaragua, Kuba, Pakistani, Franca dhe Etiopia, gjatë pjesëmarrjes në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kryediplomatët diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me interes të përbashkët.

Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm pakistanez Bilawal Bhutto Zardari, të dy palët ranë në një mendje për të ruajtur kontaktet e ngushta të nivelit të lartë dhe për të promovuar zhvillimin e miqësisë së pathyeshme në të gjitha rrethanat ndërmjet Kinës dhe Pakistanit.

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Ndërkohë, Wang Yi dhe homologia e tij franceze Catherine Colonna shkëmbyen mendime mbi krizën në Ukrainë.

Colonna shprehu shqetësimin e saj për përshkallëzimin dhe zgjatjen e konfliktit. Nga ana e tij, Wang Yi theksoi se Kina përkrah gjithmonë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me anë të dialogut dhe do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në promovimin e dialogut dhe të bisedimeve paqësore.

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Gjatë bisedës së tij me kryediplomatin kinez, ministri i Jashtëm etiopian Demeke Mekonnen ritheksoi angazhimin e Etiopisë për promovimin e bisedimeve të paqes lidhur me konfliktin në Etiopinë Veriore dhe vlerësoi lart "Konceptin për zhvillimin paqësor në Bririn e Afrikës" të propozuar nga Kina.

Wang Yi tha se Pekini është i gatshëm të mbajë komunikimin e ngushtë me të gjitha palët dhe të nxitë vendet e rajonit të arrijnë konsensus, të trajtojnë çështjet rajonale në mënyrë të pavarur dhe të promovojnë integrimin rajonal. (Fani/Artan)