Kina shton kreditë në mbështetje të industrisë së prodhimit me risi
2022-09-20 20:49:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas të dhënave të publikuara të martën, Banka e Zhvillimit e Kinës ka shtuar mbështetjen me kredidhënie për risitë teknologjike dhe zhvillimin me cilësi të lartë në industrinë e prodhimit.

Në 8-mujorin e parë të vitit 2022, të ashtuquajturat banka politikash dhanë 330 miliardë juanë (rreth 47.5 miliardë dollarë) kredi për kompanitë prodhuese.

Ndër to, rreth 633.7 miliardë juanë janë përdorur në sektorët strategjikë në zhvillim, duke përfshirë brezin e ri të teknologjisë së informacionit, prodhimin e pajisjeve të nivelit të lartë, materialet e reja,  automjetet me energji të reja etj., me një rritje 32 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme. (Fani/Artan)