Xi Jinping-u, letër urimi për Ekspozitën e 7-të Kinë-Eurazi
2022-09-19 20:58:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të hënën, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një letër urimi Ekspozitës së 7-të Kinë-Eurazi.

Xi Jinping-u u shpreh në letër se Eurazia është plot me gjallëri e potencial zhvillimi, dhe është rajoni kryesor ku zhvillohet bashkëpunimi ndërkombëtar lidhur me nismën "Një brez, një rrugë". Vitet e fundit, Xinjiang-u i Kinës e ka shfrytëzuar plotësisht epërsinë e vet gjeografike për të promovuar ndërtimin e zonës kryesore të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe ndërlidhjen, bashkëpunimin e zhvillimin e përbashkët të Kinës e të vendeve të Eurazisë, duke pasur rezultate pozitive.

Xi Jinping-u theksoi po ashtu se Kina dëshiron të punojë së bashku me vendet e ndryshme për të zgjeruar pandërprerë bashkëpunimin euraziatik me platformën e Ekspozitës Kinë-Eurazi dhe në bazë të shpirtit të Rrugës së Mëndafshit me paqe, bashkëpunim, hapje, gjithëpërfshirje dhe përfitime të përbashkëta, duke promovuar zhvillimin dhe lulëzimin e përbashkët.

Po të hënën u hap në Urumqi të Xinjiang-ut Ekspozita e 7-të Kinë-Eurazi. Tema kryesore e ekspozitës është "Drejt së ardhmes me konsultime, ndërtim e ndarje të përbashkët dhe bashkëpunim". (Fani/Artan)