Hyn në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare për indeksimin e pensioneve
2022-09-19 10:24:38

Kryeministri shqiptar Edi Rama (Foto Rtsh) (1)

Kryeministri shqiptar Edi Rama (Foto Rtsh) (1)

Në Shqipëri ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për indeksimin e pensioneve, njofton “RTSH”. Indeksimi do të jetë në masën 6%.

Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare nuk do të jenë më pak se 10.834 lekë në muaj, por jo më shumë se 15.822 lekë në muaj.

Ndërsa pensionet e parakohshme nuk do të jenë më pak se 15.822 lekë në muaj.

Përfituesit e pensioneve, si dhe përfituesit e pensioneve të parakohshme, do të marrin edhe kompensimet nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse, si dhe për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 2.060.000.000 lekë. (Fatosi)