Janar-gusht, investimet e huaja në Kinë shtohen 16.4 %
2022-09-19 20:43:44

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Ministria e Tregtisë e Kinës, nga janari deri në gusht të këtij viti, përdorimi real i investimeve të huaja në Kinë arriti në 892 miliardë e 740 milionë juanë (afro 127 miliardë dollarë), duke u shtuar 16.4 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në sektorin e shërbimeve u përdorën 662 miliardë e 130 milionë juanë investime të huaja, 8.7 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Investimet e huaja në sektorin e teknologjisë së lartë u shtuan 33.6 %, ndërsa ato në sektorët e prodhimit me teknologji të lartë dhe të shërbimeve me teknologji të lartë u rritën përkatësisht 43.1% e 31%. Investimet e huaja nga Koreja e Jugut, Gjermania, Japonia dhe Britania në Kinë u rritën përkatësisht 58.9, 30.3, 26.8 dhe 17.2%.

Ditët e fundit, Këshilli i Shtetit i Kinës ka marrë një sërë masash për tërheqjen e investimeve të huaja. Zëdhënësja e Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës Meng Wei u shpreh se ky komision dhe organet përkatëse do të promovojnë shtimin e qëndrueshëm dhe me cilësi të lartë të investimeve të huaja, veçanërisht në sektorin e prodhimit. (Fani/Artan)