Ambasadori kinez nxit thellimin e bashkëpunimit Kinë-ShBA në teknologjinë bujqësore
2022-09-19 20:15:23

Kina dhe ShBA-ja, si dy vende të mëdha bujqësore, duhet të thellojnë bashkëpunimin në teknologjinë bujqësore, veprimet klimatike dhe zhvillimin e vazhdueshëm, tha ambasadori kinez në ShBA Qin Gang të premten, gjatë udhëtimit të tij të dytë për çështje bujqësore në rajonin qendror-perëndimor të ShBA-së.

"Unë besoj se, teksa Kina ndjek rrugën e zhvillimit me cilësi të lartë, kërkesat tona për teknologji dhe shërbime në zhvillimin e gjelbër bujqësor do të jenë aq të forta sa ato për produktet bujqësore," citoi gazeta "China Daily" fjalimin e ambasadorit Qin Gang në diskutimin në tryezën e rrumbullakët për qëndrueshmërinë dhe bujqësinë e zgjuar klimatike të zhvilluar në Shën-Luis të shtetit të Misurit.

“Tregu ynë do të mbetet i hapur dhe ne do të vazhdojmë të ndajmë mundësitë e mëdha me fermerët, sipërmarrjet, institucionet dhe kompanitë amerikane që duan të bashkëpunojnë me Kinën," u shpreh Qin Gang.

"Kina dhe ShBA-ja janë vende kryesore bujqësore. Është përgjegjësia jonë e përbashkët për të promovuar bujqësinë e qëndrueshme dhe për të mbrojtur sigurinë ushqimore globale për brezat e ardhshëm," vazhdoi ambasadori Qin Gang.

Në prill, përfaqësuesi i diplomacisë kineze në ShBA bëri një turne në  tre shtete në rajonin qendror-perëndimor, gjatë të cilit ai u bëri thirrje Kinës e ShBA-së të forcojnë bashkëpunimin në zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor dhe theksoi nevojën për forcimin e shkëmbimeve të informacionit dhe për rivendosjen "sa më shpejt" të dialogut bujqësor. (Fani/Artan)