Rritja e çmimit të energjisë, Rama: Do të preken vetëm të pasurit
2022-09-19 09:34:29

Kryeministri shqiptar Edi Rama (Foto Rtsh)

Kryeministri shqiptar Edi Rama (Foto Rtsh)

Kryeministri shqiptar Edi Rama dha më shumë hollësi rreth vendimit të qeverisë për të fiksuar në nivelin aktual çmimin e energjisë elektrike për familjet që konsumojnë 800 kwh në muaj dhe rritjen e tij në nivelin e tregut për ato që tejkalojnë këtë kuotë.

“Janë mbi 1 milionë e 90 mijë familje që konsumojnë deri në 800 kwh dhe mbi 40 mijë familje që konsumojnë mbi 800 kwh”,- tha kryeministri gjatë një bashkëbisedimi me mediet. Ai shtoi se ky vendim mbron shumicën e popullsisë dhe do të prekë vetëm të pasurit.

Megjithatë kryeministri Rama paralajmëroi se ky çmim nuk është përgjithmonë, është nga 1 tetori deri në dhjetor dhe në bazë të situatës energjetike të vendit mund ta rishikohet edhe çmimi.

Autoritetet shqiptare shpresojnë në pëmirësimin e situatës energjitike në vend në ditët që vijnë. (Fatosi)