Xi uron forumin për qëndrueshmërinë e zinxhirëve të industrisë dhe të furnizimit
2022-09-19 20:08:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një letër urimi Forumit Ndërkombëtar për Elasticitetin dhe Qëndrueshmërinë e Zinxhirit Industrial dhe Zinxhirit të Furnizimit, që u hap të hënën në qytetin Hangzhou në Kinën Juglindore.

 Xi Jinping-u u shpreh në letër se mbrojtja e qëndrueshmërisë së zinxhirëve globalë të industrisë dhe të furnizimit do të garantojë zhvillimin e ekonomisë botërore dhe përputhet me interesat e përbashkët të popujve të vendeve të ndryshme. Kina mbron me vendosmëri sigurinë dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve të vet të industrisë dhe të furnizimit, duke thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë fushë, për t'u sjellë vendeve të ndryshme përfitime.

Xi Jinping-u theksoi se Kina dëshiron të punojë së bashku me vendet e ndryshme për të krijuar një sistem të sigurt, të hapur dhe me përfitime të përbashkëta të zinxhirëve globalë të industrisë dhe të furnizimit, për të nxitur rritjen ekonomike botërore dhe ngritjen e nivelit të jetesës të popujve të vendeve të ndryshme.  (Fani/Artan)