Përfaqësuesja e Shqipërisë për 19-vjeçarë ka nisur grumbullimin këtë javë në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2023, që do të zhvillohet në Belgjikë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Armando Cungu bën pjesë në grupin 7, bashkë me Spanjën dhe Belgjikën. Ndërkohë, trajneri kuqezi ka publikuar listën me 20 lojtarë, 14 prej tyre luajnë në kampionatet e huaja, ndërsa 6 në kampionatin shqiptar, bën të ditur “RTSH”.
Gjatë këtij viti nuk kanë munguar grumbullimet dhe seleksionimet e ndryshme dhe tani grupi është i konsoliduar dhe i gatshëm për të marrë pjesë në këtë kompeticion.
Kuqezinjtë deri tani kanë qenë të grumbulluar në Durrës, ndërsa më pas do të nisen drejt Belgjikës për dy ndeshjet zyrtare.
Ndeshjen e parë përfaqësuesja shqiptare e futbollit U19 e ka më 21 shtator kundër Belgjikës, ndërsa më 24 shtator do të jetë përballja me Spanjën. (Irma)