Nis gara për edicionin e të 23-të të festivalit “Kënga Magjike”
2022-09-18 10:25:51

Është bërë e ditur se festivali “Kënga Magjike 2022” do të çelë fazën prezantuese  të dielën më 18 shtator 2022 në emisionin “E diela shqiptare”. Faqja e saj zyrtare Kengamagjike.com ka zbuluar edhe më shumë risi të këtij edicioni që do të ketë shtrirje gjeografike.

Në festival do të garojnë këngëtarë edhe përtej Europës, që  do të prezantojnë kulturën e tyre artistike. Këtë vit do ketë prezantohet sistemi “CuePilot”, një teknikë televizive, e cila aplikohet për herë të parë në televizionet shqiptare. Tanimë “Kënga Magjike” po bashkëpunon me të njëjtin staf të “Eurovision Song Contest”.

Këtë vit anëtarët  e të jurisë, janë Jonida Maliqi, Kozeta Kurti, si dhe emra të njohur si Pirro Çako, Ema Andrea dhe Anxhela Faber.

Balada, ritëm, rikthime dhe risi në rryma muzikore priten këtë të dielë.

“Kënga Magjike” mbetet festivali më prestigjoz i muzikës moderne shqiptare, tanimë edhe me pjesmarrje artistësh ndërkombëtarë. Në këto “23 vite jetë” emra dhe breza artistikë nga më të ndryshmit kanë jetuar magjinë e festivalit. Në secilin edicion është servirur art, performanca, rryma të ndryshme muzikore, showbizz, dedikime, debate, bashkëpunime, apo ribashkime artistike, e risi në pop-in shqiptar. Më 29 maj 2021, edicioni i 22-të i festivalit u finalizua me fitoren e Alban Ramosajt  më këngën “Thikat e mia”.

Netët finale do të mbahen në nëntor në Pallatin e Kongreseve, aty ku lindi magjia e muzikës, në vitin 1999. Sa i përket artistëve, ky edicion premton një ribashkim brezash e gjeneratash të ndryshme artistike. Ky edicion i 23-të do të ngjisë në skenë 26 artistë BIG shqiptarë, por dhe artistë të rinj.

Jon  Tarifa me këngë të re

Këngëtari shqiptar me famë ndërkomëbare Jon Tarifa  ka publikuar së fundi këngën e tij më të re "Nothing to Worry About", e cila ka disa ditë që është publikuar.  Jon Tarifa këtë herë vjen në bashkëpunim me një nga artistët më të talentuar të Balit, Coconightman. Tarifa ka shkruar në rrjetet sociale, ndërsa ka prezantuar këngën: “Shpresojmë që kjo këngë të sjellë një buzëqeshje në fytyrën tuaj dhe të mbani gjallë ndjenjat e verës për sa më gjatë. Kjo këngë është regjistruar dhe xhiruar në Bali të Indonezisë. Shijojeni dhe ju uroj gjithë të mirat!  

Me projekt të ri reperi  2 Ton

Reperi i njohur shqiptar 2 Ton disa ditë më parë paralajmëroi se është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor.

 Dhe së fundmi reperi e solli për fansat e tij edhe këngën më të re, e cila mban titullin “Adrenalina”.

Arton Avdyli (emri i vërtetë I reperit)  postoi një video të shkurtër nga studio muzikore,  përmes të cilës ka njoftuar se projekti do të lancohet më 16 shtator.

Kujtojmë se “Emocionona” nga 2 Ton  që u publikua në fillim të muajit gusht deri më tani ka arritur në gjashtë milionë klikime në YouTube.

Përgatiti Sava Lena