Wang Yi: Vizita e presidentit Xi Jinping në Azinë Qendrore ka rezultate të pasura
2022-09-17 16:45:57

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Nga 14 deri më 16 shtator presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në takimin e 22-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait të zhvilluar në Samarkand të Uzbekistanit si dhe bëri vizita shtetërore në Kazakistan dhe Uzbekistan. Pas përfundimit të turneut, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i njohu gazetarët me hollësitë e kësaj vizite.

Wang Yi u shpreh se kjo është vizita e parë e presidentit Xi Jinping jashtë vendit që pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 dhe ka një rëndësi të madhe strategjike.

Wang Yi vuri në dukje se turneu i presidentit Xi Jinping ka pasur rezultate të pasura. Në situatën e ndërlikuar ndërkombëtare, vizita e Xi Jinpingut ka promovuar zgjerimin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, ka çuar përpara marrëdhëniet mes Kinës dhe vendeve anëtare të kësaj organizate, i ka sjellë Rrugës së Mëndafshit që lidh Azinë me Europën më shumë gjallëri, ka krijuar më shumë faktorë të qëndrueshëm për situatën ndërkombëtare dhe situatën rajonale, duke krijuar gjithashtu kushte të favorshme ndërkombëtare për ndërtimin e vendit modern socialist. (Fani)