Ekuipazhi i stacionit hapësinor “Shenzhou-14” zhvillon ecjen e dytë hapësinore
2022-09-17 16:56:24

Në orën 1 e 35 pasdite, sipas orës së Pekinit, astronauti Cai Xuzhe hapi kabinën e bllokimit të ajrit të stacionit hapësinor “Shenzhou-14” dhe hyri në hapësirë duke u ndihmuar nga krahu i vogël robotik.

Më 1 shtator ekuipazhi i “Shenzhou-14” sapo përfundoi me sukses ecjen hapësinore. Më 6 shtator, astronautët kinezë biseduan me të rinj afrikanë. Ata gjithashtu korrën dhe shijuan lakrën e rritur në hapësirë dhe festuan Ditën e Mesvjeshtës.

Siç bëhet e ditur nga zv/komandanti i përgjithshëm i Sistemit të Aastronautëve Yin Rui, Stacioni Hapësinor i Kinës do të jetë gati para dhjetorit të këtij viti. (Fani)