Xi i bën thirrje OBSh-së të thellojë bashkëpunimin e të nxitë Shpirtin e Shangait
2022-09-16 19:24:12

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje të premten vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) që të ruajnë drejtimin e duhur të OBSh-së, të thellojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe të vazhdojnë të nxisin një mjedis të favorshëm për zhvillimin dhe përtëritjen e shteteve anëtare.

Në fjalimin e tij në mbledhjen e 22-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të OBSh-së, Xi u bëri thirrje vendeve anëtare të OBSh-së që të qëndrojnë të përkushtuara ndaj Shpirtit të Shangait dhe të forcojnë solidaritetin e bashkëpunimin, të ruajnë pavarësinë strategjike e stabilitetin rajonal, si edhe të synojnë përfshirjen dhe përfitimet e përbashkëta në promovimin e bashkëpunimit zhvillimor, duke nxitur procesin e zgjerimit të OBSh-së dhe forcimin e institucioneve të saj.

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Mbledhja e 22-të e Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) u mbajt të premten në Qendrën Ndërkombëtare të Konferencavë të qytet të Samarkandit të Uzbekistanit. 

Krerët e shteteve të OBSh-së nënshkruan dhe publikuan Deklaratën e Samarkandit të Këshillit të Krerëve të Shteteve të OBSh-së. Në mbledhje u publikuan në numër deklaratash e dokumentesh për ruajtjen e sigurisë ndërkombëtare ushqimore dhe energjetike, trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe ruajtjen e sigurisë, qëndrueshmërisë e larmisë së zinxhirëve të furnizimit. Po ashtu, u nënshkrua memorandumi i detyrimeve të Iranit për t’u bërë anëtar i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, filloi procesi i pranimit të Bjellorusisë si shtet anëtar dhe u miratua statusi i Egjiptit, Arabisë Saudite, Katarit, Bahrejnit, Maldiveve, Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit e Mianmarit si partnerë të rinj dialogu. Gjithashtu, në mbledhje u miratuan një sërë rezolutash, si ajo për planin e zbatimit për pesë vjetët e ardhshëm të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë dhe të Bashkëpunimit Afatgjatë ndërmjet shteteve anëtare të OBSh-së. (Fang Xiaoyu/Artan)