Ambasadori kinez Zhou Ding merr pjesë në ceremoninë përkujtimore për Hajdar Munekën
2022-09-16 14:32:24

Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding mori pjesë të mërkurën në ceremoninë përkujtimore për ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kinë Hajdar Muneka, ku u promovuan edhe dy vepra të tij për Kinën. 

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm dhe ish-ministrat e jashtëm të Shqipërisë Arta Dade e Paskal Milo, si edhe të ftuar të tjerë.

foto nga ambasada e Kinës në Shqipëri

foto nga ambasada e Kinës në Shqipëri

Në fjalimin e mbajtur në ceremoni, përfaqësuesi i diplomacisë kineze në Shqipëri tha: "Ambasadori Muneka është një diplomat i shquar, një sinolog erudit, si dhe mik i ngushtë i popullit kinez dhe miku im i çmuar personal".  Në vitet '70 të shekullit të kaluar, Hajdar Muneka shkoi në Kinë për studime dhe, qysh nga ajo kohë, ai krijoi një lidhje të pandashme me Kinën, vuri në duke më tej z. Zhou. Gjatë mandatit të tij si ambasador në Kinë në vitet '90 të shekullit të kaluar, Hajdar Muneka dha kontribut aktiv për nxitjen e marrëdhënieve kino-shqiptare, vizitoi krahina të ndryshme të Kinës, njohu miq kinezë të fushave të ndryshme dhe thelloi njohjen për Kinën dhe kulturën kineze. Vitet e fundit, ai shkroi shumë lidhur me përvojën e mësimit, punës dhe jetës në Kinë, duke shënuar mendimet e tij për marrëdhëniet kino-shqiptare dhe për kulturën kineze. Ambasadori Zhou citoi në vijim atë që ka shkruar z. Muneka në një nga librat e tij: "Problemi më i madh i botës lidhur me Kinën është mungesa e njohjes për këtë vend. Nëse ke jetuar bashkë me kinezët dhe ke përjetuar shqetësimet e gëzimet e tyre, e di si të hapësh derën e Kinës. Jam i lumtur që e  pata një fat të tillë."

Deri në fund të jetës së tij, z. Muneka tregoi vëmendje për zhvillimin e marrëdhënieve kino-shqiptare, tha ambasadori kinez, duke shtuar: "Kjo është e admirueshme dhe prekëse. Megjithëse z. Muneka u largua prej nesh, vepra e tij do të mbetet e gjallë përgjithmonë."

Ambasadori Zhou shprehu më tej shpresën se gjithnjë e më shumë miq shqiptarë, që e duan atdheun e tyre dhe e njohin Kinën e botën, do ta trashëgojnë vullnetin e ambasadorit Muneka dhe do t'i japin gjallëri të mëtejshme kauzës së miqësisë kino-shqiptare.

foto nga ambasada e Kinës në Shqipëri

foto nga ambasada e Kinës në Shqipëri

Bashkëshortja e ambasadorit Muneka, Donika, ish-ministrja e Jashtme Arta Dade dhe miq të tij rrëfyen kujtime të tyre me z. Muneka dhe paraqitën dy veprat e tij mbi Kinën. (Wang Lei/ Artan)