Shkëlqimi i ri i Rrugës së Mëndafshit
2022-09-16 17:58:36

Së fundmi, Kina, Kirgizistani dhe Uzbekistani nënshkruan “Memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin në ndërtimin e veprës hekurudhore Kinë-Kirgizistan-Uzbekistan (në Kirgistan)”. Sipas planifikimit, pas përfundimit, kjo hekurudhë do të jetë rruga më e shkurtër e transportit të mallrave nga Kina drejt Europës dhe Lindjes së Mesme, duke treguar shkëlqimin e ri të Rrugës së Mëndafshit. 
Rezultatet e frytshme të mbledhjes së 22-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh), që po mbahet në Samarkand, tregojnë ndikimin e madh dhe forcën tërheqëse të OBSh-së, e cila u përmbahet parimeve të bashkëpunimit e të përfitimeve të përbashkëta.  (Fang Xiaoyu/Artan)