Kriza energjetikenë Europë, masat që po merren dhe Shqipëria përballë kësaj krize
2022-09-16 10:27:07

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli shpjegon se si Europa dhe Shqipëria janë prekur nga kriza energjitike dhe cilat janë masat që duhet të merren për ta pasur situatën nën kontroll.

Në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës eksperti Çoçoli ndalet në pasojat e krizës dhe masat emergjente për uljen e pasojave të saj

Energjia (Burimi Sot.al)

Energjia (Burimi Sot.al)

CMG: Çfarë sjell kjo krizë në Shqipëri?

Fatos Çoçoli: Është një krizë që bota i thotë “Armageddon” për të dhënë idenë që është një situatë e vështirë. Mendohet që sipas të dhënave të shteteve anëtare të BE-së do të kemi një dimër shumë të vështirë, madje Ministria e Energjetikës së Belgjikës  flet për pesë deri në dhjetë dimra të tmerrshëm. Kur vendet anëtare të BE-së flasin për një dimër të vëshitrë, çfarë duhet të mendojmë ne?.

Kjo do të jetë një krizë e importuar, sepse ne për nga natyra e investimeve që janë bërë jemi një vend prodhues i energjisë elektrike. Në vitet të mira të mira hidrike ne arrijmë të prodhojmë edhe mbi nevojat tona, natyra e prodhimit tonë nga uji është e tillë që nuk na lejon ta magazinojmë për më vonë. Kjo është dhe arsyeja pse jemi të dëtyruar të dalim në treg dhe të eksportjmë energji me çmime shumë të ulta. Tani është një treg që edhe specialistët e konsiderojnë të çmendur, pasi janë rritur çmimet përtej çdo imagjinate. Në ditët e shtatorit mund të thuhet se çmimi është rritur mbi dymbëdhjetë herë krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.

Energjia elektrike (Burimi KESH)

Energjia elektrike (Burimi KESH)

CMG: Cilat janë shkaqet kryesore të krizës?

Fatos Çoçoli: Në radhë të parë ka qenë pandemia. Para krizës në Ukrainë çmimet u rritën të të gjithë lëndëve të para dhe kjo solli dhe rritje të energjisë elektrike, ky ishte faktori i parë. Faktori i dytë shumë i rëndësishëm ishte kriza në Ukrainë dhe gazi natyror që vinte për Europën nga Rusia, nuk u arrit më që të jepej. Mendoj se këto kanë bërë që tregu të jetë i pasigurt me oshilacione të mëdha dhe të jetë në shifra të tilla. KESH deklaroi se e kapi në 1047 mW/ H, shifër kjo tepër e lartë. Ende pandemia nuk është zhdukur dhe këto janë shkaku kryesor që po e bëjnë këtë që po kalojmë tani një prag krize. Kur të ulen temperaturat dhe të rritet konsumi i energjisë elektrike atëherë do të kemi probleme shumë më të mëdha.

HEC-Moglice (Burimi monitor.al)

HEC-Moglice (Burimi monitor.al)

CMG: A erdhi kjo krizë në një periudhë afatgjatë?

Fatos Çoçoli: Mendoj që ishte e paralajmëruar që nga shatori- tetori i vitit 2021, sepse vetë qeveria mori masat e para. Në tre tetor me vendim të Këshillit të Ministrave e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të furnizimit me energji elektrike. Për fat të keq mendohet se do të vazhdojë dhe nuk do të ulen ndonjëherë nga këto nivele që kanë kapur sot. Kjo bën që sakrificat për të përballuar importin e energjisë do të jenë shumë të mëdha. Qeveria ka vendosur që nuk do të pranojë të ketë kufizime, pra më mirë energji me çdo lloj çmimi sesa mungesë energjie për qyetarët.

CMG:Çfarë mund të presim më tepër nga kjo krizë?

Fatos Çoçoli: Na pret një dimër shumë i vështirë, por duhet të jemi të përgatitur, pra të shikojmë pak për të kursyer energjinë, sepse jemi ndër vendet që e shpërdorojmë atë. Rreth 1/5 e energjisë që ne konsumojmë shpërdorohet ose shkojmë në zyrë dhe largohemi duke lënë kondicionerin hapur. Llambat që përdorim konsumojnë shumë energji apo dhe pajisjet e tjera, të cilat i lëmë në punë pa arsye. Në këtë kuptim janë disa gjëra të vogla në dukje, por mund të kursejmë energji, në mënyrë që ta përballojmë këtë cunam që po kalojmë.

Fatos Çoçoli (Burimi radio ejani)

Fatos Çoçoli (Burimi radio ejani)

CMG: Po përsa i përket pagesës me çmim të tregut për harxhimin me 800kw/h?

Fatos Çoçoli: Kjo do të disiplinojë disi qytetarët, por në qoftëse e konsideron shpenzimin për ngrohje jo të domosdoshëm aty është morali që të disiplinosh harxhimin e energjisë. Në rast se tek 800 kw i parë çdo familje e jona shikon shpenzimet për pajisjet elktroshtëpiake këto e kapin për familje dhe po të jenë me 5-6 anëtarë. Do t’i kthehemi sobave, sepse jo çdo familje mund ta përballojë fashën tjetër pas 800 kw. Pas kësaj çmimi është gati 5 herë më i lartë. Kjo ka anën pozitive sepse do të na bëjë të kursejmë.

CMG: Europa çfarë po bën për ta përbalkuar këtë krizë energjetike?

Fatos Çoçoli: Çfarëdolloj gjëje. Më para shtetet kanë qënë të tentuara të harxhonin në mënyrë që të shmangin tejngrohjen e planetit dhe ta kthenin në energji të gjelbër, tani i rihapën pasi nuk mjafton. Nord stream 1 është mbyllur, por tani është një gjendje e jashtëzakonshne për ta. Ne kemi mundësi pasi kemi lumenj të rrëmbyer malorë, ndërsa ata nuk e kanë dhe duhet të bëjnë dy gjëra të rihapin impiantet e qymyrgurit, i cili po shtrenjtohet taani. E dyta, të shohin centralet bërthamorë për prodhimin e energjisë. Po i rikthehen pa dashur për këtë periudhë që do të jetë afatgjatë. Vendet e Eurpoës po mundohen ta zgjedhin në mënyra të tjerë të prodhimit të energjisë hde pse ndotëse apo edhe teceve lundruese. Dy prej të cilave i mori edhe qeveria jonë dhe pse kushtojnë shumë. Çdo qytetar duhet të kursejë në mënyrë që të mos kemi shpenzime apo të na rikthehet periudha e fikjes së dritave me orar.