Nikolin Ngjela: Leko Tech, revolucioni për makinat
2022-09-16 10:35:06

Nikolin Ngjela, ka studiuar në Universitetin e Tiranës në degën e informatikës. Është i përfshirë në detyra të lidhura me IT që nga viti 2012, duke u fokusuar kryesisht në programim dhe zhvillim softueri. Ndër të tjera Nikolini ka punuar në kompani të mëdha si specialist: “Zhvillimi i softuerit të personalizuar, zhvillimi i webit, zhvillimi i aplikacionit celular, Menaxhimi i Projektit, Zbatimi i Procesit etj. Prej vitit 2018 dhe deri tani ai është bashkëthemeleues i “Leko Tech”
 u ofron njerëzve dhe makinave  një softuer të plotë për digjitalizimin  e inventarit për pjesët e munguara të një makine.

Leko tech  (Foto personale)

Leko tech  (Foto personale)

“Leko Tech”  ka ngritur një platformë “SaaS” që lejon industrinë të zgjerohet në mundësi të reja. “Ne po ripërcaktojmë mënyrën se si funksionon kjo industri duke investuar në teknologji”, shprehet Nikolin Ngjela. “Do të transformojë thelbin e biznesit të tyre, duke ndryshuar mënyrën se si ata bëjnë gjërat sot. Ata do të jenë në gjendje të: Kërkonjnë pjesët e munguara të makinës dhe riparojnë automjetet, më shpejt”.

Për Grupin Mediatik të Kinës, Nikolin Ngjela ndan detaje nga ky start-up, i cili është mbështetur edhe nga ministri i sipërmarrjes dhe inovacionit në Shqipëri.

CMG: Nikolin, kur keni nisur të merreni me teknologji dhe a mendoni se është një botë ende e pazbuluar për ju?


Nikolin Ngjela: Kam nisur shumë vite më parë dhe ka qenë një treg që mund të them se nuk ishte i zbuluar. Gjërat në atë periudhë ishin disa herë më të vështira, ndërsa sot që flasim teknologjia na ka ardhur edhe më pranë çdo gjëje. Sot që shoh se kam hedhur shumë hapa përpara kam kuptuar që bota e teknologjisë është vërtet e madhe dhe e pazbuluar.

Ne e dimë që teknologjia përparon shumë shpejt dhe e vetmja gjë konstante në industrinë e teknologjisë është "Ndryshimi". Ne duhet të përshtatemi vetëm me ndryshimin.


Nikolin Ngjela ( Foto personale)

Nikolin Ngjela ( Foto personale)

CMG : Cilat janë arsyet që ke zgjedhur që të punosh në Shqiperi, duke qënë një ekspert IT dhe mundësitë janë të shumta kudo?


Nikolin Ngjela : Jam koshient që me këtë profesion do ta kisha derën e hapur në çdo shtet tjetër. Madje, shumë miq që kanë ikur të zhvillojnë karrierën e tyre larg vendit të tyre më shkruajnë dhe thonë se unë mund të bëja punë të tillë kudo. Por, pasioni dhe dëshira për të punuar në vendin tim është disa herë më e madhe. Unë kam ëndrra për t’i realizuar dhe një ndër to është edhe rritja dhe fuqizimi i “Leko Tech”.


CMG:Si lindi ideja për këtë Startup?

 

Nikolin Ngjela: Kjo ide lindi sepse për ata qe kanë një makinë e dinë shumë mirë se sa e vështirë është ta riparosh. Do të duhet një angazhim shumë i madh, i cili patjetër të merr kohë. Koha në fakt nuk është i vetmi faktor, por edhe kostoja. Ndaj, unë gjykova dhe kur them “unë” e kam fjalën për gjithë pjesen e grupit të punës, menduam që do të ishte më mirë të nxirrnim një treg online të digjitalizuar, i cili të ofron pjesë këmbimi për makinën aty ku ajo mund të jetë dëmtuar.

CMG : Sa vite keni që punoni për këtë industri?


Nikolin Ngjela : Kemi më shumë se katër vite që përkushtohemi për të pasur një produkt final. Mendojmë që po ndryshojmë një bërthamë. Duam të ndërhyjmë pikërisht tek njerëzit dhe tek mënyra se si ata e shohin ndryshimin e makinës. Do përpiqemi që të lidhim ura komunikimi ndërmjet vetë njerëzve.


Grupi i Leko tech  (Foto personale)

Grupi i Leko tech  (Foto personale)

CMG : Ku operon aktualisht" Leko Tech "?


Niko Ngjela: Aktualisht ky program shtrihet në Itali dhe kryesisht në atë veriore, por shumë shpejt do të jemi edhe në vende të tjera.

CMG: Nga viti në vit çfarë keni bërë ndryshe?


Nikolin Ngjela: Ka nisur thjesht si ide dhe më pas u zhvillua hap pas hapi. Hapi më i rëndësishëm është digjitalizimi sepse shumë njerëz kanë pjesë makinash por nuk e dinë se çfarë kanë. Ndaj, hapi më i rëndësishëm është të krijojmë materialin që na duhet për një ecuri të mirë. Ne nuk duam vetëm të krijojmë një aplikacion ku gjenden pjesë të munguara të makinave, por gjithashtu duam të jemi iniciatorë për të nxitur fuqinë dhe rëndësinë e riciklimit në vend.


Nikolin Ngjela ( Foto personale)

Nikolin Ngjela ( Foto personale)

CMG : Çfarë përfitoni nga financimi i ministrit të sipërmarrjes?


Nikolin Ngjela: Nëpërmjet këtij granti ne do ndërtojmë një aplikacion dhe portal ku përdoruesit do jenë në gjendje të mirëmbajnë automjetet e tyre më lehtë.

CMG: A keni një mezazh për të rinjtë që duan të punojnë në Shqiperi në sektorin e IT?


Nikolin Ngjela: Ky profesion është një hapësire për ekonomi të pastër tregu. Ndaj, do doja që të frymëzoja këdo të mos ndalonte sepse një është një fushë me shumë mundësi karriere dhe zhvillimi profesional.

 

Intervistoi: Megi Latifi