Investimet e sipërmarrjes shqiptare jashtë vendit, 60 milionë euro
2022-09-15 10:53:23

Foto: ATSH

Banka e Shqipërisë bën të ditur se në 6-mujorin e parë të këtij viti, vlera e investimeve të sipërmarrjes shqiptare jashtë vendit arriti në 60 milionë euro.

Sipas bankës, investimet e biznesit shqiptar jashtë vendit janë tri herë më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu dhe nivelin më të lartë që prej vitit 2011, përcjell “ATSH”.

Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të huaja jashtë vendit, ndërsa një pjesë tjetër është investim në sipërmarrje.

Të dhënat tregojnë se stoku total i investimeve shqiptare jashtë vendit është i shpërndarë si në aspektin gjeografik, edhe në atë sektorial. (Elona)