Nga 1950 e sot, Kina ka kaluar 3 faza zhvillimi, 1950 – 1970, bazat e industrializimit, 1978 – 1993, reformat për hapjen e vendit ndaj botës, 1994 – vazhdim, konsolidimi i sistemit, zhvillim i qëndrueshëm.
Në 1978, me bindjen në avantazhin konkurrues, Kina mori vendimin strategjik të hapej ndaj botës, mbështetur në kulturën dhe civilizimin e lashtë, modelin inovativ zhvillimor dhe bindjen e pakushtëzuar te Partia Komuniste Kineze.
Sot, shikojmë rezultatet e dukshme, të prekshme dhe mbresëlënëse të Kinës përgjatë kësaj periudhe që ka si karakteristikë kryesore fleksibilitetin me anë të të cilit udhëheqja kineze kalon etapat e zhvillimit të gjithanshëm të vendit nga arritjet sasiore në rezultate cilësore, duke e kthyer modelin kinez në lehtësisht të krahasueshëm me modelet perëndimore të zhvillimit, model që dukshëm paraqet shumë anë të forta e shumë mundësi, me shanse për zhvillim mbarëbotëror mbi bazën e konkurrencës.
nga VCG
Vendimi për hapjen e vendit solli reforma, reformat sollën zhvillim, në themel të të cilit u vendos objektivi madhor për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, me anë të të cilit u garantua energjia e pakufishme e popullit kinez për të realizuar reformat e ideiuara nga PKK. Si rezultat, tashmë Evropa dhe Amerika konsumojnë produkte dhe shërbime “Made in China”, me qindra kompani kineze në mbarë botën realizojnë produkte dhe shërbime me anë të prokurimeve publike financuar nga Brukseli, Washingtoni, Londra, dhe qindra kompani të fuqishme evropiane, britanike dhe amerikane kanë investuar në Kinë për prodhimin e produkteve dhe shërbimeve, që i tregtojnë në mbarë botën.
Në 2003 Kina ishte e gjashta në botë për zhvillimin ekonomik, pas SHBA-së, Japonisë, Gjermanisë, Anglisë dhe Francës, në 2004 kaloi Francën dhe Britaninë, falë transformimit nga ekonomi rurale në ekonomi gjithëpërfshirëse, mbështetur nga reformat e sistemit ligjor, të pronësisë, monetar e kreditor, kontrolleve direkte dhe indirekte dhe në 2010 kaloi Japoninë, falë rritjes ekonomike 8 – 12%/vit, duke zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme arsimin. bujqësinë, industrinë, transportin dhe tregtinë.
Në 1950 bujqësia sillte rreth 50% të GDP dhe në 2002 14%, industria nga 34% në 52% dhe shërbimet nga 20% në 34%, por në vlerë absolute, prodhimi bujqësor është rritur miliarda dollarë, po ashtu ai industrial e shërbimet, duke bërë që Kina të zerë vendin e parë në botë për eksporte.
Sistemi kinez ka në themel zhvillimin ekonomik, shoqëror, rajonal, paralelisht me zhvillimin e njeriut në harmoni me natyrën. Kina synon përmirësimin e sistemit ekonomik dhe të pronësisë shtetërore, zhvillimin e përbashkët të llojeve të ndryshme të pronësisë, krijimin dhe forcimin e kërkesës vendase, plotësimin e kërkesës së tregjeve ndërkombëtare me produkte dhe shërbime, përsosjen e sistemit të makrokontrollit, përmirësimin e sistemit të punësimit e të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, etj., sistem ku bashkëjetojnë ekonomia shtetërore, ekonomia kolektive, ekonomia private, ekonomia e aksioneve, ekonomia e investimeve të tregtarëve të huaj, etj, me garant shtetin.
Por, si arriti Kina në këtë fazë kaq të avancuar zhvillimi.
nga VCG
Në 1987, Kongresi i 13-të i PKK parashtroi strategjinë e modernizimit me Hapin I, 1981 - 1990, dyfishim i GDP, zhdukje e problemeve të ushqimit e veshmbathjes, Hapin II. 1991 – 1999, katërfishim i GDP, jetesë komode për popullin dhe Hapin III, 2000 – 2050, modernizim i jetesës, shtim i të ardhurave mbi nivelet mesatare botërore, për Kinën socialiste, të begatë, demokratike, të civilizuar.
Ngjarje shumë e rëndësishme në historinë e Kinës moderne është Kongresi i 18-të kombëtar i PKK, nëntor 2012, ku Hu Jintao, drejtuesi i PKK, që kishte zëvendësuar Jiang Zemin-in, i la vendin liderit Xi Jinping, kongres që mbajt kur Kina kishte hyrë në fazën vendimtare të përfundimit të ndërtimit të shoqërisë mesatarisht të prosperuar, duke zbatuar praktikisht pikëpamjet shkencore mbi zhvillimin, çliruar mendjen e qytetarëve e zbatuar politikën e reformës dhe hapjes.
Xi Jinping, drejtuesi i organizata më e madhe politike në botë, me rreth 80 milionë anëtarë, në Kongres tha: “Ne po marrim përgjegjësi shumë të rëndësishme për njerëzimin, që të mblidhemi dhe të udhëheqim Partinë dhe njerëzit e të gjitha grupeve etnike, për të vazhduar ndjekjen e qëllimit të përtëritjes së kombit kinez, duke plotësuar dëshirat e njerëzve për jetë të lumtur, që vjen nga puna, të qëndrojmë më të fortë midis kombeve, të japim kontribut të ri për njerëzimin, duke ndjekur me vendosmëri prosperitetin e përbashkët”. Në ditën e parë të punës, pas kongresit, Xi Jinping, nacionalisti dhe reformatori kinez më i madh i gjithë kohërave, theksoi: “përtëritja e kombit kinez”, ëndrra më e madhe e Kinës moderne, mundësohet duke zbatuar “socializmin me karakteristika kineze (SCC)”, “përfundimi i modernizimit socialist”, “përtëritja e madhe e kombit kinez”, me anë të “konceptit të zhvillimit shkencor”, si “ideologji udhëzuese që duhet mbështetur dhe zbatuar në zhvillimin e socializmit me karakteristika kineze dhe teori shkencore”, duke e vënë theksin në “promovimin e progresit ekologjik”.
Në 17 Mar 2013, kur u zgjodh President i Republikës Popullore të Kinës, Xi tha: “me aftësitë e jashtëzakonshme të popullit kinez zgjerohemi dhe qëndrojmë në rrugën e zhvillimit përshtatur me kushtet kombëtare, mbështetur fort tek njerëzit, t’u ofrojmë atyre përfitime të qëndrueshme, duke forcuar shtetin e së drejtës, zgjeruar demokracinë popullore, promovuar qeverisjen bazuar në ligj, promovuar përparimin gjithëpërfshirës socialist, ekonomik, politik, social, ekologjik”.
Xi Jinping mori drejtimin e vendit kur bota ishte goditur nga kriza financiare. Më pas erdhi pandemia. Kina e përballoi me sukses këtë periudhë, duke forcuar kërkesën vendase, përmirësuar strukturën e eksporteve, mbështetur në inovacion, krijueshmëri dhe standard, falë përkushtimit të armatës së mjekëve, shkencëtarëve dhe sistemit të saj shëndetësor modern.
nga VCG
Në Kongresin e 19-të Kombëtar të PKK, 18 tetor 2017, Xi prezantoi vizionin e “socializmit me karakteristikat kineze për një epoke të re”, që u përqafua masivisht nga populli për shkak të sinqeritetit dhe thjeshtësisë së sqarimit të gjendjes dhe rrugës për arritjen e vizionit.
Përgjatë pandemisë dhe pas saj, Jinping shfaqi edhe më dukshëm idenë e prosperitetit të përbashkët për njerëzimin dhe objektivin e rrugës së Kinës për zhvillimin paqësor.
Këto zhvillime vijnë kur bota ka qasje shumë kritike ndaj mjedisit. Nuk është si vite më parë kur vendet tashmë të industrializuara zhvilloheshin dhe askush nuk kishte mjedisin në qendër të vëmendjes. Tashmë vendet në zhvillim që hyjnë në rrugën e industrializimit, përfshirë edhe Kinën, kanë shumë më shumë përkushtim për mbrojtjen e mjedisit, dhe edhe më shumë ndjeshmëri ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare për mjedisin. Kjo është një kosto shumë e madhe që paguhet nga këto vende dhe popujt e tyre.
Jinping thekson: “për mjedisin, të gjitha vendet duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të mbrojtur shtëpinë tonë të vetme – Tokës, duke krijuar e promovuar metoda të reja zhvillimi harmonik të njerëzimit dhe natyrës, mbi parimin e përgjegjësive të përbashkëta, duke adresuar ndryshimet klimatike”.
Kina ka shtuar që nga 2008 14%/ vit investimet për mjedisit, duke sjellë përmirësim të mjedisit, kontroll dhe menaxhim shkencor të tij, duke synuar vizionin e Jinping për një “Kinë të bukur” dhe “Civilizim Ekologjik”, duke harmonizuar zhvillimit ekonomik me mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin social, duke aplikuar manaxhimin e kontrolluar të mbetjeve, rregullimin e sektorit të industrisë së rëndë, aplikimin e teknologjive të pastra, reduktimin e emetimit karbonit, teknologjitë e ndërtimit të gjelbër, efikasitetit të energjisë, financave të gjelbra, etj.
nga VCG
Në takimin e vendeve APEC, nëntor 2021, Jinping (i gjendur midis Adam Smithit - avantazhet tregtare, Karl Marksit - teoria e vlerës dhe mbivlerës dhe John Maynard Keynesit - ndarja e punës nënkupton një rritje të qëndrueshme të investimeve në mekanizim dhe teknologji mbi inputet e punës, duke rritur kështu produktivitetin), ka bërë propozimin më të përshtatshme që vlen për periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë si për vetë Kinën dhe popullin e saj, ashtu dhe për të tërë botën dhe njerëzimin. Bëhet fjalë për distancim nga konflikti dhe konfrontimet e llojit të luftës së ftohtë, duke bërë thirrje për hapje dhe bashkëpunim dhe për më shumë lidhje ekonomike, tregtare dhe industriale, për të siguruar rimëkëmbje ekonomike dhe përfitime reciproke.
Xi Jinping tashmë është drejtuesi i një ndër shteteve më të fuqishme të botës, që shpejt do kalojë edhe SHBA-të në të tëra drejtimet, pasi ka ekonominë më të madhe në botë, ushtrinë më të përkushtuar në botë dhe diplomacinë më të fuqishme në botë.