Xi Jinping-u nderohet me Urdhrin “Shqiponja e Artë" nga presidenti i Kazakistanit
2022-09-14 20:30:34

Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë të mërkurën në një ceremoni, gjatë së cilës u nderua me Urdhrin “Shqiponja e Artë" nga homologu i vet kazakistanas Kassym-Jormat Tokayev. Ceremonia u zhvillua në Pallatin Presidencial në kryeqytetin e Kazakistanit Nursultan.

Urdhri “Shqiponja e Artë" është nderimi më i lartë në Kazakistan, i cili u jepet njerëzve të shquar që kanë dhënë kontribut të madh në ndërtimin e Kazakistanit, duke përfshirë krerët e huaj të shteteve që kanë pasur arritje pozitive në promovimin e marrëdhënieve miqësore të Kazakistanit me vendet e tjera.  (Video/CCTV) (Fang Xiaoyu/Artan)