Në Lumin Turgusun në Kazakistan po funksionon një central hidroelektrik me prodhim mesatar vjetor prej 80 milionë kilovatësh. Ky është projekti i parë i bashkëpunimit Kinë-Kazakistan në këtë fushë. Centrali jo vetëm ka zbutur mungesën e energjisë elektrike në Kazakistan, por edhe ka nxitur zhvillimin e gjelbër të këtij vendi.
Centrali hidroelektrik “Turgusun” është një mikrokozmos i bashkëpunimit praktik mes vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Në datat 15 dhe 16 shtator, do të mbahet në Samarkand të Uzbekistanit takimi i 22-të i Këshillit të Kryetarëve të Shteteve të kësaj organizate. Vitet e fundit, vendet anëtare kanë thelluar pandërprerë bashkëpunimin në fushat ekonomiko-tregtare, transportit, energjisë, sigurisë etj., si dhe kanë rinisur mekanizmin e përbashkët tripalësh Kinë-Kirgistan-Uzbekistan për hekurudhat, i cili ka nxitur aktivisht zhvillimin rajonal përkrah nismës “Një brez, një rrugë”.