Xi Jinping-u mbërrin në Kazakistan
2022-09-14 17:09:35


Presidenti Xi mbërriti në Kazakistan(Foto:Xinhua)

Presidenti Xi mbërriti në Kazakistan(Foto:Xinhua)

Presidenti i Kinës Xi Jinping mbërriti të mërkurën pasdite sipas kohës vendore në Aeroportin Ndërkombëtar "Nursultan  Nazarbajev" të kryeqytetit të Kazakistanit, duke filluar vizitën e tij shtetërore në Kazakistan. 

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev e priti presidentin Xi Jinping në aeroport. Kazakistani është ndalesa e parë e këtij turneu vizitash të presidentit Xi Jinping. 

Në këtë vizitë presidenti Xi shoqërohet nga anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, sekretar i Sekretariatit të Komitetit Qendror të PKK-së dhe drejtor i Zyrës së Përgjithshme të Komitetit Qendror të PKK-së Deng Xuexiang; anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të PKK-së Yang Jiechi; këshilltari i Shtetit dhe ministër i Jashtëm i Kinës Wang Yi; kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës He Lifeng etj.

Për ta pritur delegacionin në aeroport kishte dalë edhe ambasadori kinez në Kazakistan Zhang Xiao. 

(Fang Xiaoyu/Artan)