Ambasadori i Kinës në Shqipëri, vizitë ngushëllimi në ambasadën britanike
2022-09-14 10:12:44

Foto: Facebooku i ambasadorit

Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding, ka përcjellë ngushëllimet, për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Në faqen e tij në Facebook, ambasadori njoftoi se të martën vizitoi Ambasadën Britanike në Tiranë, ku nënshkroi një libër ngushëllimi për ndarjen nga jeta të monarkes.

“Shpreh nderimet e mia ndaj përkushtimit të saj për solidaritetin dhe prosperitetin e Mbretërisë së Bashkuar dhe kontributin e saj në promovimin e miqësisë Kinë-Mbretëri e Bashkuar”, - shkroi ambasadori.

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në 8 shtator, në moshën 96-vjeçare, pas 70 vitesh në fron. (Elona)