Foto: VCG
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për sulmin kibenetik ndaj portalit qeveritar e-Albania dhe sistemit TIMS. Hetimet kanë nisur për disa vepra penale: ndërhyrje në të dhënat kompjuterike, ndërhyrje në sistemet kompjuterike, përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike dhe keqpërdorimi i pajisjeve, bën të ditur “RTSH”.
Sipas prokurorisë, të dy sulmet kibernetike janë kryer me të njëjtën tipologji dhe nga i njëjti burim dhe për këtë arsye po hetohen në një dosje të vetme. Prokuroria i cilëson hetimet si “komplekse”, ndërsa për vijimin e hetimeve është dërguar kërkesës për ndihmë juridike në disa shtete.
Shërbimet “online” u sulmuan në korrik, ndërsa sistemi TIMS u sulmua mbrëmjen e 9 shtatorit, ku për pasojë për pak kohë u paralizua puna në aeroportin e Rinasit dhe pikat e tjera kufitare. (Elona)