Të ardhurat nga turistët rekord, 1.13 miliardë euro
2022-09-14 13:07:26

Foto: atsh

Fluksi i prurjeve nga turistët e huaj në Shqipëri ka shënuar shifra rritjeje duke regjistruar vitin më të mirë historik të turizmit.

Banka e Shqipërisë publikoi raportin mbi bilancin e pagesave, ku shihet se shpenzimet e të huajve në Shqipëri në 6 muajt e parë të vitit arritën në 1.13 miliardë euro, me një rritje prej 64% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, përcjell “ATSH”.

Sipas BSH-së, gjatë kësaj periudhe në Shqipëri u rritën me 32% edhe prurjet valutore të të huajve

“6 muajt e parë të 2022-shit shënuan nivelin më të lartë historik, që kur Banka e Shqipërisë raporton këto të dhëna. Tendenca pritet të vijojë, pasi të dhënat e INSTAT-it tregojnë se hyrjet e të huajve kanë kulmuar në muajt e verës. Nga jugu në veri, turistët e huaj kanë qenë të shumtë në numër këtë sezon”, - bën të ditur BSH-ja.