Rama: Viti i ri shkollor nis me gjeneratën e re të laboratorëve për mësimin e teknologjisë digjitale
2022-09-13 10:29:31

Foto: A2

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka pëshëndetur nisjen e vitit të ri shkollor në Shqipëri.

Gjatë një vizite në shkollën “Jeronim De Rada” në Tiranë, ai ka veçuar risinë e aplikimit të kurrikulës së teknologjisë së informacionit në klasat e para.

Duke kujtuar se 100 laboratorë “smart” janë ngritur në shkolla në të gjithë vendin, kryeministri Rama tha se mësimi i teknologjisë së informacionit do të shtrihet hap pas hapi.

Sipas kryeministrit, është themelore që edhe më të rriturve t’i jepet mundësia që të hyjnë në një fazë të thelluar të kodimit, në mënyrë që të bëhen të aftë për një tjetër treg pune.

Kryeministri Rama theksoi se programet e kodimit do të shtrihen më tutje edhe në bashkëpunim me sipërmarrjet, në mënyrë që brenda një periudhe, të rinjtë të jenë punësuar të tregun e punës “online”. (Fatosi)